Leo Messi tregohet i sinqertë: Më mungon Ronaldo

422
Argentina striker Lionel Messi (R) shakes hands with Portugal's striker Cristiano Ronaldo (L) ahead of kick off of the international friendly football match between the Argentina and Portugal at Old Trafford in Manchester on November 18, 2014. AFP PHOTO / PAUL ELLIS (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)
Sigal

Ashtu siç pritej, transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus ka prishur garën mes tij dhe Lionel Messit. Një gjë të tillë e pohon vetë “pleshti” argjentinas i Barcelonës, i cili e konsideron Ronaldon në të njëjtin nivel me të dhe madje shprehet se i mungon armiku i tij i vjetër.

“Ka shumë lojtarë të mirë tani. Neymar, Kylian Mbappé, Luis Suarez, Eden Hazard, secili prej tyre mund të bëhet më i miri në botë. Nuk e kam përfshirë Cristiano Ronaldon në atë listë, sepse e konsideroj atë të jetë në të njëjtin nivel me mua. Ishte kënaqësi të luaja kundër tij, edhe pse më bëri të vuaj edhe mua. Më inatosi mua duke fituar trofe për Realin e Madridit.

“Unë dëshiroja që ai të ishte ende në Spanjë, edhe pse kam një respekt të madh për Juventusin. Ata duket se janë një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe tani janë edhe më të fortë me Cristiano “.-tha Messi për “Radio 94.7 Club Octubre”.

Messi dhe Ronaldo janë fituesit e 10 edicioneve të fundit në garën për trofeun individual “Topi i Artë”, me dy yjet e futbollit botëror që e kanë fituar 5 herë secili.