Ledian Memushaj konfirmohet sërish si një element tepër i rëndësishëm për Pescarën, në luftën e klubit italian për ngjitjen në Serie A.
Mbrëmjen e sotme, ekipi i mesfushorit vlonjat, luan në shtëpi përballë Perugias, dhe në këtë moment ndodhet në avantazh 1-0.
Golin e ka shënuar pikërisht Memushaj, në minutën e 29-të.
Pas një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe shkoi te Memushaj që gjendej aty, si një kandidat për të goditur edhe ai goditjen e dënimit.
Mesfushori i Kombëtares nuk u mendua dy herë nga topi i kthyer, dhe me një të djathtë të menjëhershme, shtangu portierin kundërshtar duke tundur rrjetën.