Largimi nga Reali/ Zidane “shpërthen” ndaj ish-ekipit të tij: Në Madrid mungonte besimi, pranova të rikthehesha pasi ma kërkoj…

168
Sigal

Zinedine Zidane zgjodhi të largohet nga Real Madrid përpara përfundimit të kontratës, një vendim që ishte i pritshëm por është vetë tekniku francez i cili me anë të një letre dedikuar tifozëve zbulon arsyet: “Nuk ndjeja më atë besim që kisha nevojë, klubi nuk më suportonte në projektet e mesme dhe afat gjate. Nuk kërkoja privilegje por pak më shumë kujtesë. Kam përshtypjen që nuk kishin më rëndësi raportet humane”, shkruan Zidane në letrën e publikuar nga AS duke u rikthyer edhe pas në kohë, në mars 2019: “Pranova të rikthehesha pasi ma kërkojë Florentino Perez por mbi të gjitha pasi ma kërkuat ju, tifozët. Të kaloja 20 vite tek Real Madrid, si lojtarë e më pas si trajner, ka qenë gjeja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Ky është klubi më i madh në histori”.

Në fund Zidane e mbyll me një akuzë të fortë ndaj klubit: “Më bëri shumë keq kur lexova në gazeta se rrezikoja stolin pas një humbje, që do të shkarkohesha nëse nuk fitoja ndeshjen e radhës. E njoh shumë mirë futbollin dhe një klub si Reali, e di që nëse nuk fiton duhet të largohesh, por për fat të mira drejtoja djem të shkëlqyer që ishin të gatshëm të vdisnin me mua”, shkruan ndër të tjera Zidane në letrën e tij.