Largim nga Kombëtarja? Ronaldo thyen heshtjen dhe bën “premtimin” që çon peshë portugezët

108
Sigal

Portugalia do të përballet me Marokun në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës. Lajmet e fundit nga kampi portugez nuk kanë qenë aspak të mira, pasi është raportuar se Ronaldo ka kërcënuar me largim nga Kupa e Botës.

Mirëpo ishte Federata e Futbollit të Portugalisë, që kanë mohuar lajmet e tilla, nuk ka munguar edhe reagimi nga ylli portugez. Lojtari më i mirë në histori të Portugalisë ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka shkruar se do të luftojnë deri në fund për ta bërë realitet ëndrrën e madhe, ëndërr që është të fitojnë Kupën e Botës.

“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë deri në fund për realizimin e ëndrrës. Besoni bashkë me ne. Forca, Portugali”, shkruan kapiteni.

Portugalia dhe Maroku luajnë të shtunën duke nisur nga ora 16:00 me dy Kombëtaret që kërkojnë kalimin në gjysmëfinale. Foto e publikuar nga Ronaldo shihet ai duke iu festuar njërit nga golave kundër Zvicrës dhe ishte në bankën rezervë.