Lajme të mira për Kombëtaren dhe Napolin, Hysaj kthehet të stërvitet me grupin

461
Sigal

Lajme të mira për Napolin dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Elseid Hysaj është rikthyer të stërvitet dhe së shpejti do të jetë gati për të zbritur rregullisht në fushë. Kapiteni i kuqezinjve u dëmtua në fillimin e muajit tetor gjatë një ndeshje me Torinon.

Hysaj u përplas keq me kokë në tokë dhe shpëtoi fatmirësisht pasi dëmtimi mund të ishte shumë më i rëndë. Në këtë formë, 25-vjeçari humbi dy ndeshjet e Kombëtares, megjithatë tashmë do të jetë i gatshëm për ato të radhës dhe të fundit për këtë fushatë eliminatore të Euro 2020 në muajin nëntor.

Ndërkaq, pas dëmtimit të Malkuit, edhe trajneri Karlo Ançeloti do të mund të mbështetet te shërbimet e shkodranit për të mbuluar korsinë e majtë të mbrojtjes së të kaltërve.