“Laje gojën para se të flasësh për Firenzen”, ultrasit e Fiorentinës “sulmojnë” Ribery-në

272
Sigal

Franck Ribery këtë javë u përfol se po mendon largimin nga Fiorentina, meqë shtëpia e tij së fundmi u bë objekt grabitjeje. Mesfushori i skuadrës violë reagoi përmes rrjeteve sociale, duke paralajmëruar se do të marrë vendimin e duhur që të jenë të sigurt. “Unë dhe familja ime ishim të sigurt në Mynih. Neve nuk na mungon asgjë dhe unë luaj futboll për pasion dhe jo për para. Familja ime vjen e para dhe do të marr vendimin e nevojshëm që ajo të ndihet e sigurt”, ka shkruar Ribery. Kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga një grup ultrasish, të cilët kanë reaguar përmes gazetës “Il Giornale”. “I dashur Franck, ne e kuptojmë tronditjen tuaj, por laje gojën para se të flasësh për Firencen ashtu. Nuk është Medellin (qyteti i dytë më i madh në Kolumbi), ju e dini. Njerëzit e pasur grabiten kudo, por ata janë me fat për shkak se janë në gjendje të përballojnë sistemet e alarmit në shtëpi dhe sigurinë private. Ne popull i varfër grabitemi gjithashtu, por ne duhet të jemi si San Lorenzo (shenjtor i martirizuar) dhe ta pranojmë në heshtje”, shkruhet nga ultrasit.