Kylian Mbappe nuk ndalet, fiton sërish çmimin prestigjoz

411
Sigal

Një vit më parë fitoi Kupën e Botës me Francën duke rezultuar një protagonist absolut edhe pse 21 vjeç Kylian Mbappe fiton për të dytin vit rradhazi çmimin lojtari më i mirë Francez.

Ky çmim që jepet nga revista prestigjioze “France Football” shkoi për Mabppe i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer.Mbappe u shpreh për revistën se ndihet tepër i vlerësuar për marrjen e këtij çmimi, ndërsa shtoi se përkushtimi i tij ndaj ekipit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë maksimal.

Dëshira e 21-vjeçarit është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me Kombëtaren Franceze dhe se për këtë çështje do të flasë me drejtorin sportiv të parizienëve, Leonardo.