Kush janë 11 lojtarët që kandidojnë për të fituar “Topin e Artë”

910
Si do të duket 11-shja më e mirë në 2016-ën? Së pari vlen të themi që parashikime të tilla janë bërë shpesh herë nga media të ndryshme, dhe shumë herë lojtarë me pritshmëri të mëdha nuk kanë arritur nivelin e duhur, madje edhe janë “katandisur” të luajnë për ekipe të panjohura.
Sigal

Por duke u bazuar në cilësitë dhe formën që kanë treguar në paraqitjet e tyre, kjo është një listë me futbollistët e rinj që priten të shkelqejnë në vitet e ardhshme dhe pse jo, të jenë edhe konkurente potencial për topin e arte.

PORTIER: Gianluigi Donnarumma (AC Milan)

MOSHA: 17 KOMBËSIA: Italiane VLERA:€8.25m I SKADON KONTRATA:30.06.2018

I dëshiruar nga Barcelona, Juventus dhe Manchester City,17-të vjeçari Gianluigi Donnarumma është një nga talentet me premtuese në botë. Ai pritet te jetë zëvendësuesi i Gianluigi Buffon ne portën e Italise vitet ne vazhdim.

MBROJTES I DJATHTE: Felix Passlack (Borussia Dortmund)
MOSHA: 18 KOMBËSIA: Gjermane VLERA:€12.25m I SKADON KONTRATA:30.06.2018

Që nga debutimi i tij në Mars ka befasuar ne Westfalenstadion .Roli i tij natyral është mesfushor krahu ,por duke pasur anësor si Reus, Dembele apo Pulisic ,trajneri e ka përshtatur mbrojtes krahu, ku djaloshi ka bërë paraqitje mbreslënëse. Ai ka arritur të shënojë 37-të gola dhe të asistojë 32 herë në 64-ër paraqitje me ekipet e 17-të dhe 19-të vjeçarëve te Borusia Dortmundit.

MBROJTES QENDRE: Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
MOSHA: 20 KOMBËSIA: Gjermane VLERA:€19.5MILL I SKADON KONTRATA:30.06.2020

Javën që shkoi u përfol për një lëvizje të mundshme të qendërmbrojtësit të Leverkusenit drejt Liverpulit pas interesimit të këtyre të fundit. Ai është titullar me ekipin e tij dhe mbahet si një nga talentet e medha Gjermane.

MBROJTES QENDRE: Malang Sarr (OGC Nice)
MOSHA: 17 KOMBËSIA: Franceze VLERA:€275k I SKADON KONTRATA:30.06.2018

3 muaj më parë Sarr luajti çdo minutë me kombëtaren Franceze U-17-të në fazën e grupeve të Europianit të kësaj grupmoshe.

MBROJTES I MAJTE: Alex Grimaldo (Benfica)
MOSHA: 20 KOMBËSIA: Spanjolle VLER: €5.5m I SKADON KONTRATA:30.06.2021

Ai kaloi Janarin e 2015-ës nga Barcelona te Benfica për vetëm 1.5 milion €. Ndryshe nga paraqitjet e tij në Camp Noë që nuk ishin në nivelin e pritshmërive, ai ka tërhequr vëmendjen me nivelin e treguar në Da Luz me shqiponjat e Lizbones. Arsenal, Everton, Manchester United dhe Inter kanë dërguar skautet e tyre ne Lizbone në shtatorin e këtij viti për ta vëzhguar nga afer djaloshin.

MESFUSHOR QENDRE: Manuel Locatelli (AC Milan)
MOSHA: 18 KOMBËSIA: Italiane VLERA: €625k I SKADON KONTRATA:31.12.2018

Një nga talentet më premtuese në Itali, me shumë të ardhme. 18-të vjeçari ka arritur të shënoje 2 golat e parë në Serie A me Milanin, në 2 gjuajtjet e para drejt kuadratit.

MESFUSHOR QENDRE: Renato Sanches (Bayern Munich)
MOSHA: 19 KOMBËSIA: Portugeze VLERA: €25m I SKADON KONTRATA:31.12.2018

Sanches ra shumë në sy fale paraqitjeve mbreslënëse në Europian me Portugaline dhe kalimi i tij te Bayern Munchen ishte më se i merituar. Ai mposhti Marcus Rashford te Man.United në garën për të fituar çmimin e “djaloshit të artë”, muajin e fundit. Gjithashtu ai numëron 11-të paraqitje këtë sezon me klubin dhe kombëtaren e tij. Sanches është lojtari më i ri në histori që ka shënuar në fazën me eliminim të një Europiani.

MESFUSHOR SULMUES I DJATHTE: Emre Mor (Borussia Dortmund)
MOSHA: 19 KOMBËSIA: Turke VLERA: €18m I SKADON KONTRATA: 30.06.2021

Mor ishte pjesë e perfaqësueses Turke në EURO 2016. I paparashikueshëm dhe i mprehtë në pasime, ai është kuotuar si një nga talentet më të mëdhenj në rritje.

MESFUSHOR SULMUES QENDROR: Marco Asensio (Real Madrid)
MOSHA: 20 KOMBËSIA: SPANJOLLE VLERA: €15.75m I SKADON KONTRATA:30.06.2021

Asensio e nisi aventurën e tij me Real Madrid me një supergol te shënuar kundër Real Sociedad në fitoren 3-0 të ekipit të tij. Te luash përkrah yjeve në Madrid në moshën 19-të vjeçare, kur ai pati edhe paraqitjen e parë, sigurisht që nuk është e lehtë dhe as rastesi. Përdorues i mirë i topit, driblues dhe një krosues i kompletuar, ai shihet me shumë të ardhme në Madrid.

MESFUSHOR I MAJT SULMUES: Christian Pulisic (Borussia Dortmund)
MOSHA: 18 KOMBËSIA: Amerikane Vlera: €19.25m I SKADON KONTRATA: 30.06.2018

Njihuni me talentin më të madh tek Borusia e Dortmundit, që duket se të ardhmen e ka të sigurtë me grupin që ka krijuar. Që në debutimin e tij me kombëtaren në ate fitore 4-0 kundër Guatemalas, ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e formacionit të Thomas Tuchel’s. Një nga ata lojtarë që mund të krijojë një shanc nga asgjëja. I veçantë.

SULMUES: Moise Kean (Juventus)
MOSHA: 16 KOMBËSIA: Italiane Vlera: €195K I SKADON KONTRATA: 30.06.2019

Djaloshi i çmuar i Juves shënoi 21 gola në 10-të ndeshje me 17-të vjeçarët e Juventusit sezonin e shkuar, duke i fituar vetes një reputacion të madh në botën e futbollit. Massimiliano Allegri vendosi ta promovojë në ekipin e parë, duke e hedhur në fushë kunder Udineses në Tetor. Një tjetër fakt premtues është edhe fakti se agjenti i tij është Mino Raiola.(SPORTbible)