KUPA E SHQIPËRISË/ Shorti zbardh gjysmëfinalet, Laçi e Flamurtari do të kërkojnë biletën e Evropës

566
Sikundër edhe kishte njoftuar dy javë më parë, dje FSHF-ja hodhi shortin e ndeshjeve gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, dhe të shefit të sektorit të garave Lysjen Nurishmi, procedura e shortit u zhvillua normalisht. Goglat e përziera sollën këto çifte: Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi-Kukësi, e takimet e para do të zhvillohen më 5 prill , ndërsa ato të kthimit më 18 prill. Për Laçin e Flamurtarin, Kupa është mundësia më e madhe për të kapur UEFA Evropa Ligë.
SHORTI
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet
Takime e para
Datë 5 prill 2018
Skënderbeu-Flamurtari
Laçi-Kukësi
Takimet e kthimit
Datë 18 prill 2018
Flamurtari-Skënderbeu
Kukësi-Laçi
Sigal