Kupa e Shqipërisë në mesjavë, ndryshon plani i një prej supersfidave

106
Sigal

Kupa e Shqipërisë kthen në mesjavë në fushë skuadrat shqiptare, jo vetëm të Superiores, por edhe të Kategorisë së Parë.

Në lojë do të jenë ekipe të cilat kërkojnë të bëjnë mirë në këtë turne, e sidomos ata për të cilat është një objektiv i sezonit, pasi siguron një biletë në Europë.

Edhe pse sfidat ishin parashikuar të luheshin në orën 13:00 të martën dhe mërkurën, njëra prej tyre ka ndryshuar.

Dueli në grupin B mes Erzenit dhe Teutës do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00.

TË MARTËN
GRUPI A
Bylis-Vllaznia ora 13:00
Dinamo-Kastrioti ora 13:00
Korabi-Partizani ora 13:00
Lushnja-Tirana ora 13:00

GRUPI B
Tomori-Laçi ora 13:00

TË MËRKURËN
GRUPI B

Apolonia-Kukësi ora 13:00
Erzeni-Teuta ora 16:00
Skënderbeu-Egnatia ora 13:00