Kupa e Shqipërisë “lodh” skuadrat para rifillimit të kampionateve

455
Sigal

Kur kanë mbetur edhe tre ditë që Superliga të rikthehet përsëri në fushë, sot të gjitha skuadrat do të kenë takimet e radhës në Kupën e Shqipërisë, kompeticion që nuk merret me aq seriozitet nga më të mirat e futbollit shqiptar aktualisht, duke parë edhe kundërshtarët në këto faza të fillimit. Nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në mënyrën se si parapëlqejnë ta interpretojnë një ndeshje të tillë të gjitha skuadrat e superiores, pasi përsëri formacioni i dytë do të zërë vend tek vendimet e gjithsecilit trajner. Ndeshjet e javës së 13-ë janë shumë të vështira dhe më me rëndësi për të gjithë, pasi deri më tani janë të pakta ekipet e Superligës që nuk i kanë thënë një “po” de facto kualifikimit, që nga Tirana e Kukësi që kryesojnë e deri tek Partizani, Vllaznia, Flmaurtari e Tirana, dyshime nuk priten as nga Skënderbeu që në ndeshjen e parë mori vetëm një barazim pa gola ndaj Tërbunit, rezultat ky që duket se e lë çdo gjë të pazgjidhur, por jo aq sa të komprometojë shanset e korçarëve për fazën e tretë, që këtë ndeshje do e cilësojnë edhe si një mundësi shumë të mirë për të larë “gjynahet” e takimit të parë. Dyshimet e vetme janë tek dy ndeshjet që do të luhen me çiftet e skuadrave në superiore që janë Laçi-Elbasani dhe Teuta-Apolonia. Të dyja këto çifte kanë potencialin që të kualifikohen për në fazën tjetër. Në fakt, mendimet kryesore të secilës skuadër janë për javën e 13-ë të Superligës, ku spikasin përballjet mes Partizani-Kukësi dhe Vllaznia-Flamurtari, që do të luhen të dyja të shtunën. Këto dy takime vënë përballë çiftet e skuadrave që kanë pretendime të ndryshme, që nga ndeshja e kryeqytetit që luhet për një rikthim në krye nga një anë dhe për qëndrim në krye nga ana tjetër , ndërsa takimi që zhvillohet në Shkodër, luhet për tu rikthyer tek fitorja dhe për të lënë pas krizën. Kujtojmë që në ndeshjen e fazës së parë, shkodranët arritën të merrnin një barazim me vlerë në fushën vlonjate, ndërsa ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit, përfundoi me një fitore minimale të të kuqve ndaj vendasve kuksianë. Java e 13-ë, pritet të sjellë edhe një herë emocionet e Kampionatit, por për ti përjetuar të plota, çdo skuadër duhet të garantojë pikë së pari kualifikimin në fazën tjetër.

 Takimet e Kupës, në kllapa rezultatet e takimeve të para

Partizani-Lushnja (1-0)

Teuta-Apolonia (1-2)

Flamurtari-Veleçiku (6-1)

Vllaznia-Kastrioti (4-0)

Skënderbeu-Tërbuni (0-0)

Laçi-Elbasani (3-2)

Kukësi-Pogradeci (2-0)

Tirana-Bylis (1-0)

Ndeshjet e javës së 13 në Superligë

Të shtunën

Vllaznia-Flamurtari

Partizani-Kukësi

Të dielën

Skënderbeu-Apolonia

Laçi-Teuta

Elbasani-Tirana