Sigal

Federata Spanjolle ka vendosur ditën e sotme që Barcelona të vijojë aventurën në Kupën e Mbretit pavarësisht faktit se Levante kërkoi që ta fitonte duelin në transfertë. Skuadra blaugrana do të përballet në raundin tjetër ndaj Sevillas, në duelin më të bukur të fazës çerekfinale.

Shorti rezervoi një përballje të lehtë në letër për Realin, që do të sfidojë Girona-n. Gedafe-Valencia dhe Espanyol-Betis janë dy çiftet e tjera që kompletojnë fazën çerekfinale.