Kundër Maqedonisë, për vendin e tretë mund të mjaftojë edhe një pikë

602
Fitorja e Shqipërisë me Lihteshtejnin, pavarësisht një loje jo shumë të mirë, na dha mundësinë që t’i afrohemi akoma më shumë objektivin tonë të këtyre eliminatoreve të botërorit që ishte vendi i tretë, pasi dy vendet e para nuk mund të pretendoheshin, për shkak se e ndajmë grupin me skuadra si Spanja dhe Italia.
Megjithatë suksesi në Izrael dhe ky 3 pikësh i parë i Panucit ishte një hap shumë i rëndësishëm ndaj synimit tonë. Fitorja e Maqedonisë ndaj izraelitëve mbërmjen e së shtunës me rezultatin 0-1, i jep mundësinë kombëtares Shqiptare që të udhëheq e vetme vendin e tretë me 12 pikë, 3 më shumë se Izraeli.
Në ndeshjet e mbetura, duke filluar nga ajo me Maqedoninë ditën e martë, do të na mjaftojë një barazim për të siguruar, të paktën në letër vendin e tretë, duke qenë se ndeshjet e tjera të mbetura me Italinë në Shkodër dhe me Spanjën në transfertë pritshmëritë për pikë janë minimale.
Edhe kundërshtarët tanë të Izraelit në tre ndeshjet e mbetura do të luajnë me Italinë ditën e martë, më pas me Lihteshtejnin, një 3 pikësh ndoshta i sigurt, për të mbyllur njësoj si ne këto eliminatore me kryesuesen e grupit, Spanjën, me të cilën, ashtu si edhe me Italinë, shanset për pikë do t’i kenë minimale. 
Megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet, humbja e Italisë ndaj Spanjës pas një lojë aspak të mirë, i ka vënë në alarm axurrët që me 4 pikët avantazh nga Shqipërisë ende nuk e konsiderojnë vendin e dytë një çështje të mbyllur, për të mos thënë që i duhen një fitore e drejtpërdrejtë me kuqezinjtë, për të patur dhe një pozicionim si ndër të dytat më të mira të grupeve që kualifikohen.
Megjithatë deri në përfundim të këtyre eliminatoreve do të na duhet të zhvillojmë edhe 3 ndeshje, duke filluar nga dita e martë me Maqedoninë në Strumicë, ku një 3 pikëshit do të na çonte në kuotën e 15 pikëve, një arritje historike e përfaqësueses sonë e cila nuk ka mundur asnjëherë të grumbullojë më tepër se 13 pikë në një fazë eliminatore grupesh, Europian apo Botërorë.
Sigal