Kumbulla jashtë, Roma mposht Udinesen pa talentin kuqezi

189
Sigal

Roma vijon të tregojë formë të mirë në këtë sezon dhe të vazhdojë të synojë për një vend në Champions League. Sot mundi të fitojë pastër me shifrat 3-0 ndaj Udineses.

Jordan Veretout ishte vendimtar, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Fillimisht francezi shënoi në minutën e 5-të e më pas në të 25-tën me penallti.

Më pas Udinese nuk mundi të reagojë dhe i dha një dorë Romës për të kapur vendin e tretë në renditjen e Serie A, pas 22 javësh. Në fund kishte kohë edhe për golin e Pedros, për të fiksuar shifrat në 3-0. Në fushë sot nuk ishte ylli i kombëtares sonë, Marash Kumbulla.

21-vjeçari ndjeu shqetësime në stërvitjen e djeshme dhe siç u paralajmërua nga trajneri Finseca, nuk ishte me skuadrën sot. Në orët në vijim pritet të kemi më shumë të dhëna për dëmtimin e talentit.