Kukësi nuk ndalet në merkato, firmos me sulmuesin nigerian

305
Sigal

Kukësi gjen menjëherë zëvendësuesin e Vasil Shkurtajt në sulm, të cilin drejtori sportiv Nderim Nexhipi e ka prezantuar zyrtarisht mesditën e sotme.

Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar nga Nigeria, Patrick Friday Eze, i cili së fundi ka qenë pjesë e skuadrës jordaneze të Al Ramtha dhe tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me shpresën për t’u shndërruar në goleadorin e verilindorëve.

Sezonin më të mirë sulmuesi Eze e ka bërë kur luante me serbët e Mladost, duke shënuar 15 gola dhe duke u shpallur golashënues i ligës serbe, ndërsa në karrierën e tij numëron edhe eksperienca me skuadrat turke të Konyhaspor e Denizlispor.

Patrick Eze është futbollisti i radhës që vesh fanellë ne Kukësit këtë verë, pasi pak ditë më parë klubi verilindor ka prezantuar edhe afrimin e emrave si Angelo Tafas, Albin Gashi, Zenel Gavazaj e Redon Dragoshit.