Kukësi e Lushnja, në “dimër të vështirë” për synimet e sezonit

595
Nga Agron KAJA
MERKATO/ Vazhdojnë “faturat” me hyrje-dalje futbollistësh, sot mbyllet “agjërimi” dimëror, në fushë do të shohim edhe “pazaret” e janarit
Kategoria Superiore 2017-2018, sot nis gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim 2017-2018. Pas mbylljes së 16 javëve, u çel menjëherë tregu i lëvizjeve të futbollistëve e trajnerëve, një fenomen ky që ndodh në këtë stinë në të gjithë botën e futbollit. Në 16 javët e luajtura, Skënderbeu kryeson renditjen, por dhe në tregun e merkatos nuk shpenzoi shumë me Krasniqin dhe Vilën. Ndërsa Flamurtari i dyti në tabelë, ka afruar katër futbollistë, dhe po kështu te Kukësi e Partizani, të cilët deri më 31 janar që mbyllet merkatua, do të kërkojnë të bëjnë ndryshime “BIG”, pasi janë zhgënjyer në pjesën e luajtur. Laçi kërkoi të shtonte ndonjë element cilësor për të luftuar një vend në zonën e Evropës, ndërsa Kamza, Luftëtari, Teuta e Vllaznia kanë bërë hapa të ngadaltë në këtë merkato. Lushnja duket ende e “virgjër” në këtë periudhë, ndoshta për të pritet të jetë një dimër i vështirë në vazhdimësinë e këtij kampionati.

Skënderbeu kryesues, gjeti mesfushorë dhe disa largime 
Pasuesi i Neshpor pritej Danilo Alvesh i Flamurtarit, i cili mendohej të vinte në Korçë me dhënien e Ardit Hoxhajt. Dy përforcimet e vetme janë Krasniqi e Vila, të cilët mendohet të jenë titullarë që në ndeshjen e sotme në Gjirokastër. Pesë largimet nuk kanë lënë boshllëqe, pasi kanë qenë alternativa në javët e luajtura.

Flamurtari me shumë përforcime, por edhe të larguar
Trajneri Shpëtim Duro ka afruar që në dhjetor lojtarë cilësorë, si sulmuesi Muarem apo edhe Gafuri. Ndërsa Zuka është një përforcim interesant në mbrojtje dhe Nedeljkoviç sulmuesi që mund të kompletojë repartin e avancuar, pasi Bushiç e ka të vështirë i vetëm. Alvesh do të jetë pjesë e skuadrës, ndërkohë që katër të tjerë janë larguar.

Laçi e bëri “sefte” me Shtubinën, afroi tre të tjerë
Në këtë merkato dimërore, Laçi arriti marrëveshje me Ndriçim Shtubinën, ndërkohë që huazoi nga Skënderbeu mbrojtësin Bruno Lulaj. Ademir ka mbyllur kontratën, pas një dëmtimi të rëndë, ndërsa sulmuesi Mbombo është larguar pa luajtur fare. Tre futbollistë të rinj, këta janë pjesa e veçantë e Laçit në këtë merkato.

Kukësi me trajner austriak dhe shumë të larguar
Një revolucion në horizont te Kukësi. Pasi iku Milinkoviç, zyrtarizua trajneri i ri, austriaku Peter Pakult. Janë larguar Alijev, Shtubina, Zeqiri, Memini e Kërkotiç, por edhe afrimet janë të shumta. Donjet Shkodra, Maldin Ymeraj, Nikolas Le Dilon, Irakli Dzaria, Filip Zederiç, alternativat e reja të kampionëve në këtë merkato.

Partizani kërkoi lojtarë shqiptarë, mori më shumë të huaj
Pas “fshesës” ndaj lojtarëve të ardhur nga Italia në verë, e largimit të Sukajt, nga skuadra kanë ikur 10 futbollistë dhe një është në huazim te Erzeni. Ndërsa janë afruar Lukas Kardozo, Bruno Telushi, Adem Maliqi, Ivan Fushtar, Esat Mala, Egzon Belica, Emran Ramadani, Renato Gjokoviç, Besart Abdurahimi.

Kamzës iu larguan disa lojtarë, Zeqiri kërkon divorcin 
Nga skuadra e Kamzës u larguar gjashtë futbollistët, ku Fushtar e Halilaj ishin titullarë të pazëvendësueshëm, dhe katër të tjerët alternativa. Nga pesë të afruarit: Portieri Ilir Avdyli, Hair Zeqiri, Alket Agalliu, Arbër Basha, Vangjel Zguro, vetëm mesfushori vlonjat dukej si blerja më cilësore, por dje ai ka kërkuar divorcin.

Luftëtari bllokon “yjet”, afroi edhe dhjetë të tjerë 
Dy më të mirët e skuadrës gjirokastrite, Bregu dhe Abazaj, do të qëndrojnë deri në fund të sezonit, e po kështu edhe Eduart Rroca. Ndërsa Vasil Shkurtaj kompleton sulmin, së bashku me vëllanë e tij, por edhe Liçaj e Mersini duken përforcime cilësore. Katër lojtarë të huaj kanë mbyllur numrin 10 të afrimeve në këtë skuadër.

Teuta i beson Nicës bankinën, ka afrime me “pikatore”
Nga Teuta u largua trajneri Gugash Magani, por u zëvendësua nga Stavri Nica, i cili në këtë muaj u përball me ndryshime, largime e afrime. Kapiteni Lena mori pas vetes edhe gjashtë futbollistë të tjerë, ndërsa dy përforcimet nga Vllaznia, dhe dy të tjerë të huaj, mbetën afrimet e vetme te kjo skuadër.

Vllaznia e e filloi me Sukajn, Malotën e Mersinin
Te skuadra shkodrane, sulmuesi Xhevair Sukaj ishte i pari që zyrtarizoi afrimin, ndërkohë që edhe Malota me Mersinin i dhanë Vllaznisë më shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit. Vetëm tre futbollistë u larguan nga shkodranët gjatë kësaj merkatoje, ndërsa Gjokës i pëlqente edhe mesfushori Zhan Karioka.

Te Lushnja shumë të afruar, pa emra të rëndësishëm
Lushnjës i duhej të bënte mrekulli në këtë merkato, por me pagat që ofron e pati të vështirë tregun. Provoi shumë futbollistë, por u larguan pa lënë asnjë shenjë. Tre futbollistët e afruar nuk janë emra që të bëjnë diferencën, dhe mbijetesa kësisoj do të bëhet çështje e sezonit.
MERKATO NË KATEGORINË SUPERIORE

SKËNDERBEU
Të larguar: Martin Nespor, Donjet Shkodra, Bruno Lulaj (Huazim), Erjon Llapanji, Shend Kelmendi (Huazim)
Të afruar: Blerim Krasniqi, Emiliano Vila

FLAMURTARI
Të larguar: Ivan Jakovljeviç, Ergis Mersini, Ibrahima Toungara (Huazim), Haxhi Neziraj, Lejdi Liçaj 
Të afruar: Muarem Muarem, Fisnik Zuka, Igor Nedeljkoviç, Argjent Gafuri
LAÇI
Të larguar: Ademir Souza, Idris Mbombo, Efiong Ejoh, Ersildo Smaçi (Huazim), Serxhio Ujka (Huazim)
Të afruar: Ndriçim Shtubina, Silvio Zogaj, Arbër Beqaj, Bruno Lulaj (Huazim), Erion Dragoj
KUKËSI
Të larguar: Rauf Alijev, Ndriçim Shtubina, Rexhep Memini, Hair Zeqiri, Millosh Kërkotiç
Të afruar: Peter Pakult (Trajner), Nderim Nexhipi (Drejtor Teknik), Donjet Shkodra, Maldin Ymeraj, Nikolas Le Dilon, Irakli Dzaria, Filip Zederiç
PARTIZANI
Të larguar: Xhevahir Sukaj, Andrea Selvaxho, Erik Herrera, Xhovani La Kamera, Milan Basrak, Romeo Shahinas, Kristian Adorian, Uarlei Alvesh, Renato Malota, Gëzim Krasniqi, Emiliano Vila, Mustafa Xhixhua (Huazim)
Të afruar: Lukas Kardozo, Bruno Telushi, Adem Maliqi, Ivan Fushtar, Esat Mala, Egzon Belica, Emran Ramadani, Renato Gjokoviç, Besart Abdurahimi
KAMZA
Të larguar: Mërgim Neziri, Argjend Mustafa, Ivan Fushtar, Argent Halilaj, Khasan Khatsukov, Denis Peposhi 
Të afruar: Ilir Avdyli, Hair Zeqiri, Alket Agalliu, Arbër Basha, Vangjel Zguro
LUFTËTARI
Të larguar: Silvio Zogaj, Vangjel Zguro, Arsen Kasa, Festim Miraka, Fabricio Nunjez, Mikel Hoxha, Fakundo Nasif, Brixhid Brahimaj, Leonardo Përgjini, Valto Zeqaj
Të afruar: Vasil Shkurtaj, Kejdi Balla, Marko Aurelio, David Bocaj, Ivan Jakoljeviç, Kristo Minga, Kristos Athanasopulos, Xhekson Ferreira Silverio, Lejdi Liçaj, Adnand Shkurtaj, Jovan Mihajloviç (Zv/trajner)
TEUTA
Të larguar: Nijas Lena, Abe Oluasina, Albi Dosti, Arbër Beqaj, Onyeka Osemene, Ardit Shehaj, Arsen Sykaj
Të afruar: Stavri Nica (Trajner), Tidiane Tambadou, Bojan Gjorgjievski, Amir Bilali, Arsid Kruja
VLLAZNIA
Të larguar: Edon Hasani, Arsid Kruja, Çarls Atsina
Të afruar: Xhevahir Sukaj, Sedat Berisha, Renato Malota, Ergys Mersini 
LUSHNJA
Të larguar: Hermes Shkulaku 
Të afruar: Arbër Allkanjari, Leonardo Pergjini, Khasan Khatsukov
Sigal