Kryesfida e javës, në Kukës formatohet kreu

631
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Luhen sot dy ndeshjet e fundit të javës së katërt, në Tiranë e Kukës priten surpriza
Nga mesjava e bukur për Skënderbeun, në atë barazim 1-1 me Jang Bojs të Zvicrës, në kuadrin e ndeshjeve në grupe në UEFA Evropa Ligë, radhën e morën ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë Superiore, në të cilat, barazimet ishin si pjesa më e veçantë. Por, duke qëndruar më shumë në ndeshjen e sotme, Kukësi-Skënderbeu, le të themi se nga 90 minutat e këtij takimi, do të formatohet më qartë kreu i renditjes. Kjo ndeshje e javës së katërt, për Skënderbeun është e nënta në transfertë në Kukës, në të cilat skuadra korçare ka bilanc negativ. Ka arritur të fitojë vetëm 1 ndeshje më 26 prill 2015, me rezultatin e ngushtë 0-1, ka barazuar po 1 ndeshje më 7 dhjetor 2013 me rezultatin 1-1, ndërsa Kukësi i ka fituar 6 takimet e tjera. Por edhe golavarazhi i skuadrës kuksiane në ndeshjet e luajtura në “Zeqir Ymeri” është pozitiv ndaj Skënderbeut, me 13 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Nisur nga bilanci, Kukësi duket superior sot, por nëse do ti referohemi realitetit, edhe pse janë me pikë të barabarta nga 7, me lojërat e tyre nuk e kanë shenjën e barazimit. Skënderbeu ka qenë në aktivitet që nga mbyllja e sezonit të kaluar, duke arritur deri në grupet e Evropa Ligë, ndërkohë që Kukësi u eliminua që në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve. Kuksianët kanë golavarazh 4:0 në dy ndeshjet e luajtura në fushën e tyre, ndërsa Skënderbeu në një transfertë ka marrë barazimin në javën e dytë, Kamza-Skënderbeu 1-1. Ndaj në këtë këndvështrim transfertë, korçarët duken delikatë për sfidën e sotme në Kukës, aty ku jo vetëm që do të kërkojnë rikonfirmim në kreun e renditjes, por edhe forcën aktuale që kanë për të qenë pretendentë ndaj rivalëve. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Partizani-Lushnja duket se është ndeshja e provës për italianin e bankinës së kuqe, Mark Iuliano, sepse në tre ndeshjet e para ka arritur vetëm një barazim 0-0 me Kukësin në javën e dytë, ndërsa i ka humbur dy sfidat e tjera. Si asnjëherë në historinë e tij, Partizani ndodhet në situatë delikate në renditje, përpos deklarimeve të drejtuesve të tij, se ende nuk janë shfaqur vlerat reale të tij. Në ndeshjet e tjera, të cilat nisën të shtunën në Laç, Vllaznia tregoi luhatjen e radhës me humbjen 0-2, ndërkohë që po në këto situata u shpreh edhe Flamurtari, i cili në Vlorë mbeti te barazimi i bardhë 0-0 me Luftëtarin. Ndërsa Teuta, dje mendoi se do ta fitonte ndeshjen në Kamëz, por edhe barazimin e ka “dhuratë” nga autogoli i Frashërit.
Kjo ndeshje e javës së katërt, për Skënderbeun është e nënta në transfertë në Kukës, në të cilat skuadra korçare ka bilanc negativ. Ka arritur të fitojë 0-1 më 26 prill 2015, ka barazuar 1-1 më 7 dhjetor 2013, ndërsa Kukësi i ka fituar 6 takimet e tjera. Edhe golavarazhi i skuadrës kuksiane në ndeshjet e luajtura në “Zeqir Ymeri” është pozitiv ndaj Skënderbeut, 13:6
Bilanci përgjithshëm
Nd 17, Fitore Kukësi 7, 
Fitore Skënderbeu 6, 
Barazime 4, Golat 22:20
Bilanci në Kukës
Nd 8, Fitore Kukësi 6, 
Fitore Skënderbeu 1, 
Barazime 1, Golat 13:6
Ndeshjet-Java e katërt
Të shtunën, 30 shtator 2017 
Laçi-Vllaznia 2-0
Flamurtari-Luftëtari 0-0
Dje, 1 tetor 2017 
Kamza-Teuta 1-1
Sot, 2 tetor 2017 
Partizani-Lushnja 14:00
Kukësi-Skënderbeu 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 3 7
2.Kukësi 3 7
3.Teuta 4 7
4.Flamurtari 4 7 
5.Laçi 4 6
6.Luftëtari 4 5
7.Vllaznia 4 4
8.Kamza 4 3
9.Lushnja 3 1
10.Partizani 3 1
GOLASHËNUESIT
3 gola: Bushiç (Flamurtari)
2 gola: Abazaj (Luftëtari), Lilaj (2p) (Skënderbeu), Bakaj (1p) (Kukësi), Xhixha (Laçi) 

1 gol: Shkodra, Muzaka, Soue (Skënderbeu), Çyrbja, Lena, Shehaj (Teuta), Alvesh, Musta (Flamurtari), Kallaku, Eskuedra (Laçi), Kale (Kukësi), Hasani (Vllaznia), Gava (Lushnja), Rezi, Raçiç (Kamza)

Autogola: Gava (Lushnja), java e parë Lushnja-Vllaznia; Fangaj (Laçi), java e tretë Kukësi-Laçi; Frashëri (Kamza), java e katërt Kamza-Teuta
Sigal