Kriza e rëndë financiare kap dhe Juventusin, zbulohet kërkesa e klubit për katër lojtarët më të paguar

171
Sigal

Pandemia globale e COVID-19 ka shkatërruar financat e klubeve më të mëdha europiane, dhe një ndër to është dhe Juventusi e cila po kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

Skuadra bardhezi pa Champions thuhet se do të shtyjë pagat e lojtarëve që paguhen më shumë në klub. “Zonja e Vjetër”, pritet të shtyjë pagën e Ronaldos që përfiton rreth 31 milionë euro, Paulo Dibalës që përfiton 7,3 milionë euro dhe Rabio dhe Ramsit që të dy përfitojnë 7 milionë euro në sezon.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Juventusit kanë planifikuar të shtyjnë pagat e këtyre 4 lojtarëve për 4 muaj, ku ekzaktësisht të shtyhen muajt mars-qershor 2021.

Një propozim i njëjtë ky si ajo e sezonit të kaluar, ku u kërkua shtyerja e pagesave të lojtarëve dhe trajnerit që asokohe ishte Sarri në pankinën e bardhezinjve.