Sigal

Kristiano Ronaldo dita ditës po largohet nga Kombëtarja e Portugalisë. Sipas asaj që shkruan “Recod”, vetë Ronaldo ka kërkuar të mos thirret në ndeshjet e radhës më Portugalinë, ashtu  siç veproi  në takimet e shtatorit, konkretisht tek Liga e Kombeve.

Raportohet se Ronaldo ka biseduar  në telefon me trajnerin e Kombëtares, teksa ka marrë konfirmimin për të mos vijuar në takimet e radhës.  Ky veprim ka mërzitur shumë tifozët e Portugalisë, të cilat kanë besuar verbërisht tek Ronaldo, që sipas tyre, ai nuk do t’ia kthente kurrë shpinën Portugalisë.

Duket se Ronaldo  ka zgjedhur të jetë plotësisht i përqendruar tek skuadra e “Zonjës së Vjetër”, pasi rruga është e gjatë si në kampionat ashtu edhe në kupat e Europës.