Kosovë-Shqipëri në 14:00, gati për ndeshjen vëllazërore në Prishtinë

464
Sot në orën 14:00 në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë në kuadrin e festimeve për kualifikimin e kombëtares në Europianin e 2016.
Kuqezinjtë janë pritur në mënyrë madhështore në Kosovë nga mijëra tifozë, ndërsa në daljen para mediave kapiteni Lorik Cana ka pasur një lajm të keq, pasi ka deklaruar se pas Euro 2016 do të ulet për të diskutuar me familjen dhe trajnerin për të ardhmen në kombëtare.
Ndërsa polemikave të ditëve të fundit në lidhje me grumbullimin e talenteve, De Biasi u është përgjigjur se nuk do të ketë asnjë pengesë për Kosovën në ecurinë e saj duke deklaruar se do të grumbullojë në Euro 2016 lojtarët që kanë dhënë kontribut në fushatën eliminatore.
Sfida pritet me interes maksimal, teksa mësohet se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen vëllazërore, ndërsa drejt Prishtinës për të qenë në stadium pritet që të udhëtojë edhe kryeministri Rama.
Mbrëmjen e djeshme dy ekipet që kanë qëndruar në një hotel në Prishtinë janë vizituar edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Sigal