Kosova në kërkim të trajnerit të ri, dy emra “big” i shtohen listës së kandidatëve

37
Sigal

Trajneri turk, Senjol Gynesh  dhe ish-futbolli dhe trajneri i njohur, Roberto Karlos, janë shtuar në listë e kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësues së Kosovës.

Gynes, një emër i madh i futbolli turk, nuk ka drejtuar asnjë ekip që nga ndarja me Beshiktasin nga tetori, edhe pse ka shumë kërkesa drejt tij.

Sipas medias turk “Ajansspor”, Gynesh, ka marrë një ofertë për t’u bërë trajneri i Kosovës.   Gjithmonë sipas kësaj medie, në listë është edhe Roberto Karlos, që ka drejtuar klube si Anzhi, Sivaspor dhe Akhisarspor.

Kosova e përfundoi grupin e saj në kualifikueset e Kampionatit Evropian në vendin e 5-të dhe nuk mundi të merrte një biletë për në Gjermani, teksa është në kërkim të një trajneri të ri, në prag të kualifikueseve të Botërorit. Drejtuesit e FFK-së duket se janë duke shqyrtuar me mjaft kujdes të gjitha alternativat.