Komisioni i Disiplinës “kreh” Partizanin e Tiranën, pezullon dhe gjobit Bakajn

580
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka publikuar dje vendimet e datës 21 shkurt 2018, në lidhje me parregullsitë e javës futbollistike që lamë pas. Dhe si “referencë” kanë qenë dy skuadrat e kryeqytetit, Partizani e Tirana, për të cilët janë spektatorët që i “marrin më qafë”. Kështu, Partizani është dënuar me gjobë 100 mijë lekë të reja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërsa Tirana, për parullat e shpalosura në ndeshjen kundër Bylisit, dënohet që për ndeshjen ndaj Apolonisë ta zhvillojë pa pjesëmarrjen e grupit të spektatorëve. Në këto vendimi, nuk i ka shpëtuar pezullimit as Bakaj, i cili përveçse është dënuar me 2 ndeshje, është gjobitur edhe me 100 mijë lekë të reja, për provokim të publikut me fjalë dhe gjeste ofenduese. Nga kjo mbledhje janë marrë 13 vendime në total, edhe për individë e skuadra në të gjitha kategoritë.
Sigal