Sigal

Banderola e shfaqur gjatë ndeshjes së kampionatit shqiptar të futbollit, mes Partizanit dhe Skënderbeut, ku shkruheshin fjalë raciste ndaj popullit grek, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin sportiv dhe atë politk në vendin tonë dhe Greqi. Reagimeve të shumta për këtë çështje i është bashkuar edhe federata shqiptare e futbollit, e cila në një pronocim të saj ka dënuar ashpërshisht aktin e tifozëve në stadiumin “Skënder Halili”.

Ndërkaq, Komisioni i Disiplinës, ka publikuar vendimet në lidhje me parregullsitë e futbollit shqiptar në këtë fundjavë që lamë pas. Partizani është dënuar me 2 ndeshje pa tifozëve, për atë banderolë raciste të hapur në ndeshjen ndaj Skënderbeut. “KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese”- thuhet në vendimin e komisionit të disiplinës.