Kombëtarja U-21, trajneri Bushi shpall listën për testet ndaj Moldavisë

550
Përfaqësuesja e 21 vjeçarëve ka nisur një rrugëtim të ri nën drejtimin e Alban Bushit. Në kuadër të eliminatoreve të Europianit, kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë dy sfida miqësore ndaj Moldavisë më 25 dhe 27 Mars. Trajneri i kësaj kombëtareje ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumubulluar për këto teste, ku ndër të tjerë spikasin emrat e mesfushorit të Partizanit Ylber Ramadani dhe sulmuesit të Luftëtarit Kristal Abazajt, gjithashtu është përfshirë edhe Taulant Seferi që zgjodhi Shqipërinë përpara Maqedonisë. Tekniku 46 vjeçar theksoi se kjo nuk është një listë e paprekshme dhe se të gjtihë lojtarët duhet të ndihen në provë.

Përfaqësuesja e 21 vjeçarëve ndodhet në grupin eliminator të kampionatit Europianin sëbashku me Spanjën, , Islandën , Estoninë, Irlandën e Veriut dhe Sllovakinë.
Sigal