Kombëtarja shqiptare hedh “grepat” në Europë, seleksionime në shtete të ndryshme për zbulim talentesh

475
Sigal

Shqipëria ka futbollistë të shumtë të cilët luajnë të shpërndarë nëpër Europë dhe me kalimin e viteve, kthehen në asete të rëndësishme të klubeve të tyre. Kështu, FSHF ka vendosur që të rikthehet sërish në Europë për të seleksionuar futbollistë të cilët mund t’i shërbejnë ekipit Kombëtar për të ardhmen, duke filluar nga moshat më të ulëta.

Nga data 25 nëntor e në vazhdim, FSHF do të udhëtojë në drejtim të Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Danimarkës për të zhvilluar faza seleksionimi për talentet në këto vende. Aktualisht, bëhet fjalë për grupmosha të ndryshme aty u që nga viti 2002 e më vonë, do të shihen tashmë nga afër.

Njoftimi i FSHF:

Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së, zbulon datat e seleksionimeve jashtë Shqipërisë për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Në lidhje me seleksionimet ju njoftojmë në lidhje me datat dhe vendet ku do të kryhen përzgjedhjet si më poshtë:

Seleksionimet në Itali dhe Greqi, datëlindjet: 2004, 2005, 2006, 2007.

25 Nëntor 2019 në Milano, ora 10:00 (Lombaria Uno, Via Francesco Cilea, 116 Milano)

26 Nëntor 2019 në Romë, ora 10:00 (Urvetevere, via della Pisana, 379 Roma)

27, 28 Nëntor 2019 në Athinë, ora 09:00 (Qendra sportive Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos,Athine)

Seleksionimet në Gjermani dhe Danimarkë, datëlindjet 2002,2003,2004,2005,2006

14 Dhjetor 2019 në Frankfurt, ora 10:00 (Heinrich-Graf-Sportanlage, Am Sportfeld 16, 65760 Eschborn)

15 Dhjetor 2019 në Kopenhagen, ora 12:00 (Herlev stadion Tvedvangen 200, 2730 Herlev)

Pjesë e këtij stafi vëzhgues për të ndjekur seleksionimet do të jenë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.