Kombëtarja me sytë drejtë ndeshjes me Danimarkën

487
Sigal

Ndeshja me Danimarkën po afron por duket se aktualisht është shumë e vështirë të përqendrohesh për këtë ndeshje, pasi vëmendja ka shkuar kryesisht tek takimi me Serbinë. Por siç u pa, nuk është i këtij mendimi Giani de Biasi që në deklaratën për shtyp të së shtunës vërejti se do ti marrin ndeshjet me radhë, që nga Danimarka e deri te Serbia pas tre ditësh. Në fakt trajneri u shpreh se ndeshja me Danimarkën do të jetë e të njëjtës vështirësi si me Portugalinë dhe se duhet përqendrim për të arritur rezultatin e dëshiruar. Një rezultat i mirë në këtë ndeshje do të na lejonte të shkonim më të sigurt dhe më të motivuar në ndeshjen me Serbinë që gjithashtu nga trajneri vlerësohet si një kundërshtar i vështirë. De Biasi ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do përfshihen në këto dy ndeshje dhe lista mbetet e njëjtë si me Portugalinë por vetëm me disa ndryshime të vogla, thirrja e portierit të Partizanit,Alban Hoxha dhe mbrojtësit të po kësaj skuadre, Armir Rrahmani, gjithashtu, kemi rikthim nga dëmtimi të futbollistëve Alban Meha dhe Valdet Rama, dy lojtarë që do të ndihmojnë shumë në repartet e tyre. Kujtojmë që në këtë listë prej 27 vetësh, vetëm 23 do ja dalin të grumbullohen në ndeshjet zyrtare të 11 dhe 14 tetorit ndërkohë që edhe Presidenti Duka ka bërë të ditur se në rast fitoreje do të ketë përsëri shpërblim për lojtarët, ashtu si në ndeshjen me Portugalinë.

Bayern, Chelsea, Barça dhe Juve arratisen në krye

 Kjo javë nuk rezervoi ndonjë surprizë të madhe për ndeshjet e luajtura në të gjitha kampionatet europiane, me Bayern, Chelsea, Barcelona dhe Juventus që fituan ndeshjet e tyre në kampionate. Në Bundesliga, Bayern vazhdon serinë e fitoreve dhe këtë herë me goleadë, 4-0 ndaj Hannoverit me dy gola të Levandovskit dhe dy të Arien Robben që bëri një performancë të shkëlqyer. Në fakt bavarezët përfituan edhe nga rrëshqitja e Leverkusenit që barazoi 2-2 me Paderbornin e Alban Mehës dhe vendosen në renditje me 17 pikë, ndërkohë Dortmund vazhdon serinë e humbjeve, këtë herë ndaj Hamburgut, dhe duket se verdhezinjtë po zhyten në një situatë aspak qetësuese. Premier League si gjithmonë jep spektakël, sidomos me ndeshjen Chelsea-Arsenal, një lojë e fituar dhe e dominuar nga blutë e Londrës 2-0 me gola të Eden Hazard dhe Diego Costa. Për një çast vëmendja e kaloi fushën dhe u përqendrua në pankinë, me Venger dhe Mourinho që patën edhe një kontakt fizik, me francezin që shtyu portugezin duke nxehur gjakrat mes tyre dhe duke shkaktuar edhe pak  të qeshura tek tifozët që ishin aty pranë. Ndërkohë City, United dhe Liverpool ia dolën të fitonin ndeshjet e tyre, me Cityn që fitoi ndaj Aston Villes 2-0, United ndaj Evertonit 2-1 dhe Liverpool fitoi 2-1 ndaj West Bromwich. Ndërsa në Primeira Division Barcelona vazhdon të shkëputet çdo ditë e më shumë nga kundërshtarët, duke arritur të fitojë përsëri, këtë herë ndaj Rayo Vallecanos, por surprizën e bën Atletiko që humbi 3-1 ndaj Valencias duke e degdisur veten në vendin e 4-t me 14 pikë, 5 më pak se Barcelona. Ndërkohë në Serie A Juventus fiton 3-2 mes drithërimave ndaj Romës, një ndeshje plot emocione dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat, me shumë gola dhe kartonë të kuq. Kjo fitore i jep mundësinë Juventusit që të lënë pas në renditje Romën për herën e parë që nga fillimi i kampionatit dhe vazhdon serinë e fitoreve duke mos humbur asnjë që nga fillimi i sezonit. Ndërkohë edhe Milan fitoi ndaj Chievo Veronas 2-0, gjithashtu, edhe Lazio bëri hapa përpara dhe fitoi 3-2 ndaj Sassuolos.

Nis sot turi çiklistik i Shqipërisë

Fillon sot turi i 71-të çiklistik në Shqipëri, tur që do të zgjasë nga data 6 deri me 11 tetor. Është bërë i ditur edhe programi dhe itinerari i turit dhe fillesa do të jetë sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me 5 xhiro në një gjatësi 3.5 km për xhiro dhe itinerari i plotë do jetë ky:

  6 tetor-Etapa e 1-rë: Tiranë Shkodër, fillon në ora 11:00 (94.3 km)

  7 tetor-Etapa e 2-të: Shkodër-Burrel, fillon në ora 10:00 (98.3 km)

  8 tetor-Etapa e 3-të: Burrel-Durrës, fillon në ora 10:00 (122 km)

  9 tetor-Etapa e 4-t: Durrës-Vlorë, fillon në ora 10:00 (118 km)

10 tetor-Etapa e 5-të: Vlorë-Përmet, fillon në ora 10:00 (118 km)

11 tetor-Etapa e 6-të: Përmet-Fier, fillon në ora 10:00 (125 km)

PORTIERË

Alban Hoxha – FK Partizani Tiranë
Etrit Berisha – SS Lazio Roma
Orges Shehi – KF Skënderbeu Korçë
MBROJTËS
Lorik Cana – SS Lazio, Roma
Elseid Hysaj – Empoli
Debatik Curri – KF Tirana
Amir Rrahmani – FK Partizani Tirane
Andi Lila – PAS Giannina
Mërgim Mvaraj – FC Koln
Ansi Agolli – FK Karabakh
Emir Lenjani – FC St.Gallen
MESFUSHORË
Ergys Kaçe – PAOK Saloniki
Taulant Xhaka – FC Basel
Alban Meha – SC Paderborn
Amir Abrashi – Grasshoppers Zurich
Ervin Bulku – KF Tirana
Burim Kukeli – FC Zurich
Emiljano Vila – FK Partizani Tiranë
Shkelzen Gashi – FC Basel
Valdet Rama – Munich 1860
Herolind Shala – Odd Grenland
Odise Roshi-FSV Frankfurt
SULMUES
Bekim Balaj-Slavia Prague
Sokol Cikalleshi-RNK Split
Hamdi Salihi-Happoel Beir Sheva
Armando Vajushi-PFC Litex Lovech
Edmond Kapllani-FSV Frankfurt

Formula 1/Gara e Japonisë, triumfon Hamilton

Plagoset rëndë piloti francez, Jules Bianchi

Gara e Formula 1 e zhvilluar dje në pistën e Suzuka-s, në Tokio të Japonisë, ka patur dy moment të vështira. Së pari, plagosjen e rëndë të pilotit francez Jules Bianchi, i cili u përplas me vinçin e pistës dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë, e më pas gara u ndërpre në xhiron e 47-të për kushtet e vështira të motit me shi. Kjo garë ishte vënë në diskutim që në momentet e para të nisjes së saj, pasi ende nuk dihej nëse do të garohej apo jo nën kushtet e vështira të motit, i cili parashikohej me reshje të dendura, madje edhe tajfun. Por, më i rëndësishëm dhe fatkeq është incidenti që ka ndodhur në një kthesë nga Jules Bianchi, i cili ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me një vinç që po largonte makinën e Adrian Sutil, të aksidentuar pak çaste më parë. Gjithsesi, 2 xhirot e para u zhvilluan nën udhëheqjen e makinës së sigurisë në pistë e më pas gara u ndërpre për pak kohë, për të rifilluar pas rreth 20 minutash deri në momentin e xhiros së 47-të. Në këtë moment, Hamilton mbante kryesimin e garës, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Niko Rosberg, ndërsa më pas vinin dyshja e “Red Bull”-it, Vettel e Riçiardo. Mbrëmë vonë, babai i pilotit të aksidentuar njoftoi se Jules është operuar nga mjekët e Poliklinikës Universitare të Mie-s, 15 km larg Suzukës, për të reduktuar një hematomë në kokë dhe pas operacionit do të dërgohet në terapi intensive. Bëhet me dije se Bianchi pas operacionit ka mundur të marrë frymë vetë, pa pasur nevojën e ndihmës së aparaturave.

Rezultatet e garës së djeshme                  

1 Hamilton
2 Rosberg
3 Vettel
4 Riçiardo
5 Button
6 Bottas
7 Massa
8 Hülkenberg
9 Vergne
10 Perez

Renditja e përgjithshme për pilote

1 Lewis Hamilton   266
2 Nico Rosberg       256
3 Daniel Riçiardo   193
4 Sebastian Vettel   139
5 Fernando Alonso 133
6 Valtteri Bottas     130
7 Jenson Button      82
8 Nico Hulkenberg 76
9 Felipe Massa       71
10 Sergio Perez      46
11 Kimi Raikkonen 45

 

A.Kaja