Klubi i madh turk përgatit sulmin për Ernest Muçin

151
Sigal

Ernest Muçi ka qenë një nga lojtarët e Superiores më të kërkuar në merkaton e dimrit, ku shumë klube europiane kërkuan shërbimet e tij.

Së fundmi numrit të ekipeve që duan Muçin i është shtuar edhe klubi i madh turk, Fenerbahçe. Sipas mediave turke, sulmuesi i Tiranës ndiqet nga drejtuesit e klubit verdheblu, të cilët e shikojnë si një lojtar që premton shumë për të ardhmen.

Në Turqi raportojnë se do të ishte një investim i rëndësishëm, pasi në të ardhmen mund t’i sjellë të ardhura të mëdha Fenerbahçes. Skautët e Fenerbahçes do të ndjekin me interes dhe nëse binden plotësisht, atëherë do të nisin kontaktet për ta transferuar sulmuesin 19-vjeçar.

Muçi ka shënuar 5 gola këtë sezon me Tiranën, teksa ka dhënë edhe 4 asiste.