Klop i jep fund dilemave për “Topin e Artë”, tekniku gjerman zgjedh mes Mesit dhe Van Dajk

451
Sigal

Çmimi prestigjioz “Topi i Artë” gjithnjë ngjall shumë debate dhe polemika mbi atë të cilin do të triumfojë në fund. Polemika të cilat vazhdojnë edhe pas dorëzimit të trofeut, teksa njerëzit e sportit e kanë të vështirë të ndajnë një mendim të përbashkët për fituesin apo për humbësin.

Edhe këtë sezon, debatet mbi pretendentët janë të mëdha. Mesi, Ronaldo apo Van Dajk. Megjithatë, ai që ka një mendim të ndarë për këtë debat është trajneri i Liverpul, Jurgen Klop. Për gjermanin, situata është e thjeshtë.

Nëse “Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë ai është Lionel Mesi. Por, nëse zgjidhet lojtari më i mirë në sezonin e kaluar, atëherë trofeu i takon Van Dajk.

“ Nëse duam t’ia japim “Topin e Artë” futbollistit më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë çmimi duhet të shkojë gjithnjë për Lionel Mesin.

Nuk mund të jetë ndryshe. Por, nëse çmimin duam t’ia japim futbollistit më të mirë në sezonin e kaluar, atëherë ai është Virxhil Van Dajk. Nuk e di ekzaktësisht si funksionon, por kështu e shikoj.

Nëse i jepte lojtarit më të mirë, më i miri i të gjithëve, atëherë ai është Lionel Mesi. Por, më i miri i sezonit të kaluar është Van Dajk. Të shikojmë”, u shpreh Klop.