KKT miraton projektin për “Loro Boriçin’ me standarte të UEFA-s

483
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar nga Shkodra se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”. 
“U vendos për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës sipas standarteve të UEFA-s. Ky qytet tashmë do të ketë një stadium ambicioz, ashtu siç e meriton”, theksoi kreu i qeverisë. 
Kryeministri shtoi se “projekti për stadiumin do të prezantohet brenda disa ditësh”. “Loro Boriçi” do të bëhet kështu impianti i dytë në vend ku mund të luajë skuadra kombëtare.
Aktualisht, kushtet e kërkuara për një ndeshje ndërkombëtare në vendin tonë i plotëson vetëm “Elbasan Arena”. Sipas projektit stadiumi i ri në Shkodër do të mbajë 17 mijë tifozë dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro.
Sigal