Khabib nuk do largohet nga UFC

517
Sigal

Shmanget kriza.

Duket se kampioni aktual i UFC, Khabib Nurmagomedov do të vijojë të duelojë ende në kafaz dhe nuk do të përjashtohet nga ky sport pas përleshjeve që bëri në Las Vegas.

Presidenti i UFC,  Dana White në një intervistë për TMZ tha se gjithçka është rregulluar mes palëve.

“Ne jemi në rregull me Khabbin. Ndeshja ndodhi nëj javë më parë. Shumë gjëra ndodhin në një javë në këtë biznes,”-tha ai.

Ndërsa përshkroi marrëdhëniet me të: “Khabibi është një djalë i mrekullueshëm dhe gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira me të.”

“The Eagle” kërcënoi se do të largohej nga Ultimate Fighting Championship, nëse do të përjashtohej sheku i tij i skuadrës Zubaira Tukhugov, i cili u përfshi në përleshje që shpërtheu pas duelit me Conor McGregor .