Sigal

Për festat e fundvitit, futbollistët edhe mund ta teprojnë me ushqimin, pasi përgjithësisht lihen pushim nga ekipet e tyre. Veç gëzimeve dhe haresë që përcjellin Krishtlindjet dhe Viti i Ri, nuk mund të kalonte pa humor edhe për futbollistët ky fundvit.

Në rrjetin social “Instagram”, faqja italiane mjaft e njohur ka postuar foto gazmore se si do të dukeshin futbollistët gjatë festave të fundvitit.  E njohur shpesh për postime të tilla, “Calciatori Brutti” ka bërë për të qeshur mjaft fansa të futbollit anembanë botës me foto e publikuara në “Instagram”. Nga Nejmar te Ronaldo “fenomeni” ja të gjitha fotot që nuk duhen humbur.