Kërkohet nga Bayern Munich, Liverpool i vendos çmim Manes

120
Sigal

Sadio Mane me shumë gjasa do të largohet nga Liverpool, tek paktën kështu la të kuptohej vetë sulmuesi pas finales së Champions League, ndaj Realit, ku pas humbjes u shpreh se i uronte më të mirat skuadrës së “The Reds”.

Largimi i tij është i pashmangshëm pasi kontrata aktuale e tij përfundon në vitin 2023 dhe Liverpool mendon të përfitojë nga shitja e tij, pasi në të kundërt rrezikon ta humbë lojtarin me parametra zero sezonin e ardhshëm.

Sipas “Fichajes”, duke parë këtë situatë, drejtuesit e skuadrës angleze kanë menduar t’i vendosin një çmim sulmuesit senegalez dhe skuadra që do kërkojë shërbimet e tij duhet të derdhë në arkat e klubit 40 milionë euro.

Bayern Munich është skuadra e cila po kërkon shërbimet e Mane, me bavarezët që i kanë ofruar sulmuesit një kontratë 3-vjeçare, teksa pritet edhe arritja e marrëveshjes me Liverpool që lojtari të zbarkojë në “Allianz Arena”.