KATEGORIA E PARË/ Trajneri i Naftëtarit Fraholli: Me Shkumbinin, ndeshje e sezonit

445
Java e katërt e fazës së tretë në Kategorinë e Parë, duket se e ka zbehur rivalitetin e skuadrave që luajnë në zonën Play-off, pasi Kastrioti në Grupin A dhe Tirana në Grupin B, kryesojnë me diferencë ndaj rivalëve. Më shumë rivalitet por tregohet në ndeshjet e skuadrave që luajnë për mbijetesë, dhe e tillë do të jetë sfida e ditës së shtunë në Kuçovë, ku Naftëtari vendas pret Shkumbinin, të dyja të barabarta me pikë, nga 8, por peqinasit kanë golavarazh më pozitiv. Kuçovasit e kanë vlerësuar këtë ndeshje, në të cilën e shikojnë më pranë mbijetesën, dhe dje trajneri Brajan Fraholli deklaroi për gazetën “Telegraf”, se për skuadrën e tij kjo është ndeshja e sezonit. “Ne asnjëherë nuk i kemi humbur shpresat për mbijetesë, sepse skuadra i ka të gjitha mundësitë. Ndoshta kalendari këtë javë na e jep këtë shans, ku një fitore ndaj Shkumbinit rival, do të jetë sa për një sezon. Pres që të vijnë sa më shumë tifozë në stadium, mbështetja e tyre është jetike në këtë takim”, kështu theksoi dje trajneri i Naftëtarit, Brajan Fraholli.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 23-të
Të shtunën, 7 prill 2018

Zona Play-off
Egnatia-Kastrioti 16:00
Erzeni-Dinamo 16:00
Besëlidhja pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 21 29
2. Egnatia 21 21
3. Erzeni 21 19
4. Besëlidhja 22 14
5. Dinamo 21 13

Zona Play-out
Të dielën, 8 prill 2018
Korabi-Tërbuni 16:00
Vllaznia B-Burreli 16:00
Besa pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 22 19
2. Burreli 21 15
3. Korabi 21 15
4. Vllaznia B 21 12
5. Tërbuni 21 12
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 23-të
Të shtunën, 7 prill 2018
Zona Play-off 
Bylis-Tirana 16:00
Apolonia-Tomori 16:00
Pogradeci pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 21 32
2. Bylis 21 25
3. Tomori 21 19
4. Pogradeci 22 18
5. Apolonia 21 16

Zona Play-out
Të shtunën, 7 prill 2018
Iliria-Turbina 16:00
Naftëtari-Shkumbini 16:00
Shënkolli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 22 21
2. Iliria 21 14
3. Turbina 21 14
4. Shkumbini 21 8
5. Naftëtari 21 8
Sigal