Katar 2022/ Mbyllet me surprizë grupi H, Portugalia dhe Koreja e Jugut në 1/8

96
Sigal

Portugalia është mposhtur në ndeshjen e fundit të Grupit H ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-1.

Koreano-jugorët nuk u dorëzuan edhe pse kaluan të parët në disavantazh ndërsa falë këtyre tre pikëve janë ata që kalojnë në raundin pasardhës pikërisht falë golavarazhit duke lënë jashtë Uruguain.

Nga ana tjetër, Portugalia nuk rrezikon asgjë pasi ruan vendin e parë me gjashtë pikë.

Kështu, Portugalia dhe Korea e Jugut kalojnë për më tej dhe në fazën e 1/8-tave, luzitanët do të përballen me vendin e dytë të Grupit G (Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni), ndërsa koreano-jugorët luajnë me vendin e dytë të Grupit G.

Kronika e ndeshjes:

90+6′ Goooool! Korea e Jugut kalon në avantazh, kundërsulm i Son që pason për Hee-Chan më këtë të fundit që mposht Costën

27′ Korea e Jugut barazon shifrat, shënon Kim

5′ Goooool! Portugalia gjen rrugën e rrjetës me anë të Horta, sulmuesi nuk fal nga fare pranë portës së Kim