“KATAR 2022”/ Gjermania, Spanja dhe Zvicra “viktima” të vehtes, finalja një “samba” euro-latine

163
Sigal

Speciale Botërori “KATAR 2022”/ Skaner i Mjeshtrit të Sportit Kiço Mile, rrugëtimi i ndeshjeve deri në fund dhe parashikimi i tij për finale.

Nga data 20 nëntor dhe deri dje më 6 dhjetor 2022, në shtetin e Katarit janë duke u luajtur ndeshjet e Kampionatit të 22-të Botëror të Futbollit. Të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra (gjithsej 32 skuadra), deri më 2 dhjetor u luajtën 48 ndeshje dhe u shënuan 120 gola. Ndërsa në 8 ndeshjet e 1/8-ve që u luajtën në harkun 3-6 dhjetor, skuadrat e kualifikuara nuk përbënë befasi. Për gjithçka që kemi parë në këto 56 ndeshje, flet për “Telegraf” Mjeshtri i Sportit Kiço Mile, i cili në finale mendon një “samba” euro-latine.

Nga Agron Kaja

Besoj se, i keni ndjekur ndeshjet e Botërorit “Katar 2022”?

Orari i zhvillimit të ndeshjeve në grupe më detyronte që të ndiqja vetëm ndeshjet që u luajtën pas orës 16:00. Ndërsa me të tjerat jam njohur nëpërmjet kronikave në televizion dhe nga interneti. Nuk kam lënë asnjë ndeshje pa e parë.

Ky Botëror zhvillohet në stinë dimri. Ndikon kjo në performacën e skuadrave?

Patjetër që ndikon. Dhe në këtë rast besoj negativisht, sepse jemi në fillimin e sezonit ku lojtarët e skuadrave janë të angazhuar me klubet e tyre dhe frika e dëmtimeve ka ndikim. Nuk mund të kishin freski e ritëm gjatë 90 minutave të ndeshjes.

Në kuptimin teknik, çfarë veçoni më shumë në këto 56 ndeshjet e luajtura?

Nga këndvështrimi im, mendoj se më shumë po luhet në prapashpinë, ku me veprimet individuale po luajnë prapa me lojtarët e shpejtë në kundërsulm. Në disa ekipe diktohet loja në mbrojtje e mesfushë, larg portës kundërshtare. Të tjerë, si Argjentina, Brazili, Franca e Kroacia luajnë në mesfushë e sulm.

Në cilën ndeshje të grupeve jeni ndjerë i zhgënjyer në lojë e rezultat?

Mua më duket zhgënjim i hidhur eliminimi i Gjermanisë pas ndeshjeve në grupin E. Jo vetëm se është 4 herë Kampione e Botës, por sepse futbolli gjerman ka aq talente sa ta çonin skuadrën deri në finale. Kjo do e zbehë bukurinë në turet e tjerë.

Cilat skuadra mendoni se nuk duhet të ishin eliminuar gjatë ndeshjeve në grupe?

Veç Gjermanisë besoj se Belgjika, USA, Kanadaja apo Danimarka. Ndeshjet e fundit të grupeve u bënë më interesante në lojë, dhe kjo vërtetohet me eliminimin e skuadrave të elitës në futbollin botëror, si Belgjika dhe Danimarka që renditen në Top10.

Gjatë ndeshjeve të grupeve u shënuan 120 gola, si ju duket kjo shifër?

Mendoj se kjo është një shifër normale për një botëror. Sepse dihet fakti, se kur ndeshen skuadra të kontinenteve të ndryshme, edhe futbolli që prodhohet mes tyre ndryshon dhe bëhet i paparashikueshëm në rezultat.

Në 1/8 të finaleve, cila ndeshje sipas jush veçohet si më e bukura?

Në këtë tur më shumë luhet për rezultat, sepse janë ndeshje me emocione të mëdha ku luhet vetëm për shënimin e golit. Nëse e shohim nga golat e shënuar dhe kualifikimet, natyrisht që veçohen të gjitha skuadrat e kualifikuara në çerekfinale.

E mendonit se disa skuadra, si Spanja, do të eliminoheshin në këtë tur?

Keqardhje, por nëse në ritmikën e lojës shfaqen karakteristika, që e rritin apo e ulin nivelin e bukurinë e saj, atëhere duhet të presim edhe rezultate të tilla. Dhe mendoj se të gjitha ishin në logjikën e lojës së tyre, por edhe në fatin e penalltive.

Pa Gjermaninë dhe Spanjën të eliminuara, dhe pa Italinë që nuk hyri në këto finale, sa bukuri ka ky Botëror?

Pa Gjermaninë, pa Spanjën dhe Italinë, duket që po shijojmë ndeshje ku mungojnë 9 tituj Kampionë Bote, në 21 Botërorët e zhvilluar. Natyrisht që ato i japin bukuri çdo Botërori, por duhet të pranojmë se eliminimet e tyre nuk erdhën nga faktorë të jashtëm, por vetëm nga vetvetja.

Si e shikoni ecurinë e skuadrave në çerekfinale dhe gjysmëfinale?

Hap pas hapi e deri në fund, mendoj se ndeshjet do bëhen më të vështira dhe parashikimet më të paarritshme. Pasi të jenë mbyllur edhe ndeshjet çerekfinale them do shikohet se çfarë do sjellin gjysmëfinalet, për një parashikim të përafërt.

Po ndeshjen finale të këtij Botërori, si e mendoni se mund të jetë?

Pas këtyre 56 ndeshjeve të zhvilluara në dy turet e para, finalen do e dëshiroja si një “samba” euro-latine. Pse jo, një Holandë-Brazil ose Francë-Argjentinë. Pra, një finale euro-latine, pse jo vetëm latine, apo vetëm europiane. Ky është parashikim.

Më duket zhgënjim i hidhur eliminimi i Gjermanisë. Jo vetëm se ka dalë 4 herë Kampione e Botës, por sepse futbolli gjerman ka aq shumë talente sa duhet ta çonin skuadrën deri në finalen e këtij Botërori

 

Parashikimi i Miles

Në finale

Do e dëshiroja finalen si një “samba” euro-latine, por mundet edhe një latine…

Kampione

Nga kjo ecuri, kampion Bote mendoj: Brazil, Holandë, Argjentinë, Francë…

Logo Botërori

 

Ndeshjet në grupe

Datë 20 nëntor 2022

Katar-Ekuador 0-2

Datë 21 nëntor 2022

Senegal-Holandë         0-2

Angli-Iran                   6-2

USA-Uells                  1-1

Datë 22 nëntor 2022

Argjentin-A.Saudi      1-2

Danimarkë-Tunizi       0-0

Meksikë-Poloni           0-0

Francë-Australi           4-1

Datë 23 nëntor 2022

Marok-Kroaci  0-0

Gjermani-Japoni          1-2

Spanjë-Kosta Rika      7-0

Belgjikë-Kanada         1-0

Datë 24 nëntor 2022

Zvicër-Kamerun          1-0

Uruguaji-Korea J.       0-0

Portugali-Gana            3-2

20:00-Brazil-Serbi       2-0

Datë 25 nëntor 2022

Uells-Iran                    0-2

Katar-Senegal 1-3

Holandë-Ekuador       1-1

Angli- USA                0-0

Datë 26 nëntor 2022

Tunizi-Australi            0-1

Poloni-A. Saudite       2-0

Francë-Danimarkë       2-1

Argjentinë-Meksikë2-0

Datë 27 nëntor 2022

Japoni-Kosta Rika       0-1

Belgjikë-Marok           0-2

Kroaci-Kanada            4-1

Spanjë-Gjermani         1-1

Datë 28 nëntor 2022

Kamerun-Serbi            3-3

Korea J.-Gana 2-3

Brazil-Zvicër   1-0

Portugali-Uruguaji      2-0

Datë 29 nëntor 2022

Holandë-Katar 2-0

Ekuador-Senegal         1-2

Uells-Angli                  0-3

Iran- USA                   0-1

Datë 30 nëntor 2022

Tunizi-Francë  1-0

Australi-Danimarkë1-0

Poloni-Argjentinë        0-2

A.Saudite-Meksikë1-2

Datë 1 dhjetor 2022

Kanada-Marok            1-2

Kroaci-Belgjikë           0-0

Japoni-Spanjë  2-1

  1. Rika-Gjermani 2-4

Datë 2 dhjetor 2022

Gana-Uruguaji            0-2

Korea J.-Portugali       2-1

Kamerun-Brazil           1-0

Serbi-Zvicër                2-3

Në 48 ndeshje, 120 gola

 

Raundi i 1/8-ave

Datë 3 dhjetor 2022

Holandë-USA 3-1

Argjentinë-Australi     2-1

Datë 4 dhjetor 2022

Francë-Poloni  3-1

Angli-Senegal             3-0

 

Datë 5 dhjetor 2022

Japoni-Kroaci  1-1(p)

Brazil-Korea J.            4-1

Datë 6 dhjetor 2022

Marok-Spanjë               0-0(p)

Portugali- Zvicër     6 – 1

Në 8 ndeshje, 28… gola

 

Ndeshjet Çerekfinale

Datë 9 dhjetor 2022

Francë-Angli   16:00

Holand-Argjentinë      20:00

Datë 10 dhjetor 2022

Marok-Portugali     16:00

Kroaci-Brazil   20:00

Sa përshëndetje nga VIP-at!

Kur bëhet fjalë për përballjet e serbëve me shqiptarët, nuk mungojnë edhe përshëndetjet e politikanëve VIP, kosovarë e shqiptarë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e delegoi e para urimin e saj në rrjetet sociale, ndërsa Sali Berisha dhe Ilir Meta pasuan me përshëndetjet e tyre. Nuk mungoi edhe Rama me reagimin e tij duke e quajtur si “… Mënyrë aspak dinjitoze, nacionalizëm qesharak…”!

Pacolli sfidon gjobën e FIFA-s

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kontaktuar me Granit Xhakën dhe e ka garantuar se, nëse do gjobitet nga FIFA, do jetë ai që do ia paguajë gjobën në emër të popullit shqiptar. “Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguajë personalisht unë, në emër të popullit shqiptar…”, ka deklaruar Pacolli.

 

Lajthitjet e tifozëve, reagon FIFA: Ndëshkim Serbisë!

 

Në Botërorin “Katar 2022”, e premtja e 2 dhjetorit do të veçohet edhe për ato që u panë gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Zvicër 2-3. Gjatë ndeshjes, lojtarët serbë nuk harruan traditën e tyre me urrejtje për shqiptarët, që në këtë ndeshje objekt ishin dy futbollistët e Zvicrës me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Festimi i golit prej tyre duke formuar me duar simbolet e “shqiponjës” shqiptare , e elektrizuan nacionalizmin serb, madje Graniti u sulmua edhe nga futbollistët e stolit dhe ata të fushës së lojës të Serbisë kur bëri një gjest intrigues, por që tregoi karakter e burrëri. Ndërkohë, në minutën e 35-të kur Serbia shënoi golin e dytë, trajneri i saj Dragan Stojkoviç u fokusua “i tërbuar” duke fyer rëndë shqiptarët: “Ju q..sha mamatë shqiptare”. Si zakonisht, kur në fushë e jashtë saj bëhet fjalë për shqiptarë e flamurin e tyre, ata egërsohen me kulturën e tyre të urrejtjes, deri në sakrifikim.

Tashmë Serbia është nën hetim nga FIFA edhe për shfaqjen e një flamuri në dhomën e zhveshjes së tyre para ndeshjes me Brazilin, e cila tregon një hartë me Kosovën si pjesë të territorit të saj, së bashku me fjalët “Ne nuk dorëzohemi”. Duke ju referuar një speciale të “The Guardian”, aty nënkuptohej qartë se çmenduria e tifozëve të Serbisë kishte marrë një mbështetje teksa edhe brohoritën: “Kërkuan vrasjen e shqiptarëve, u treguan fashistë”. Madje kur një tifoz që mbështeste Zvicrën mbërriti në ndeshje me një flamur shqiptar në qafë, ia konfiskuan që në hyrje. Vetë ai deklaroi për mediat se forcat e sigurisë kishin marrë mesazh nga FIFA, i cili përmbante fotografi të sendeve që nuk do të lejoheshin në stadium. Por nga sa u panë me zë e figurë, simbolet poshtëruese nacionaliste serbe me flamurët e banderolat e tyre u lejuan të hynin në stadium! Aty e pësoi edhe një tifoze në stadium, e cila pas golit të parë të Zvicrës që u shënua nga Xherdan Shaqiri, bëri shqiponjën me duar. Pas protestës së disa tifozëve serbë, ajo u shoqërua nga rojet e sigurimit në një tjetër vend në stadium.

Dhe vetëm të hënën FIFA reagoi për këto ndodhi, duke deklaruar se do të nisë procedura displinore kundër Federatës Serbe të Futbollit, pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Kundër rrymës!

Ndryshe nga Mbarëshqiptaria, ka reaguar për këtë veprim (dy herë) aktivistja e Shoqërisë Civile në Kosovë, Zana Avdiu. Çuditërisht, ajo e ka cilësuar gjestin e Granit Xhakës si një akt të turpshëm prej rrugaçi. “…Fatkeqësi, zero nivel…”.

Mbappe drejt “Këpuca e Artë”

Në ndeshjen ndaj Polonisë, sulmuesi francez Kilien Mbappe shënoi 2 gola, duke kaluar në kuotën e 5 golave të shënuar në katër ndeshje që ka luajtur. Ai është në krye të golashënuesve në dy turet e para dhe me këtë ecuri po tregon se do të jetë  “Këpuca e Artë” e Botërorit “Katar 2022”. Francë-Anglinë do luajnë në çerekfinalen e 9 dhjetorit, moment ky që Mbappe të shënojë gola të tjerë.

Ronaldo bëhet “sheik” në Arabi

Mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi, por duket gjithçka e kryer për kalimin e Kristiano Ronaldos te Al-Nassr në Arabinë Saudite. Sipas të përditshmes iberike “MARCA”, portugezi është bindur nga oferta e sheikëve arabë dhe do të jetë lojtar i tyre nga 1 janari i vitit 2023. Pas angazhimit në Botëror, Ronaldo do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.

“Messimania”, bileta 4500 euro

Për të parë Messin në përballjen e ditës së premte me Holandën, një biletë e çerekfinales shkon deri në 4500 euro, ose pesëfishi i çmimit zyrtar. Ka shpërthyer “Messimania” ku tifozët në Doha duan të shikojnë ndeshjen e radhës mes Argjentinës dhe Holandës, sepse mund të jetë ndeshja e fundit për Leo Messi-n.

Nga të gjitha këto po përfiton mafia aziatike, e cila kontrollon shitjen e biletave.

 

 

Superkupa e Shqipërisë


Tirana e Vllaznia për trofeun e dimrit

Sot në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, ku Tirana si Kampione dhe Vllaznia si fituese e Kupës në sezonin e kaluar do të ndeshen mes tyre për trofeun e 32-të. Fituesja e parë e Superkupës është Dinamo në vitin 1989, ndërsa fituesja e fundit është Teuta në vitin 2021. Janë luajtur 31 Superkupa, nuk është luajtur 2 herë: 1995 dhe 1997. Fitues janë: Tirana 13 herë; Skënderbeu 3 herë dhe Partizani 3 herë; Flamurtari 2 herë, Dinamo 2 herë, Vllaznia 2 herë, Teuta 2 herë; Elbasani 1 herë, Besa 1 herë, Laçi 1 herë dhe Kukësi 1 herë. Ndërsa Tirana është 2 herë fituese e dyfishtë dhe Partizani 1 herë.

 

MENABO