Kastrioti vazhdon kryesimin, Tomori “lëkund” Apoloninë

557
U mbyllën dje ndeshjet e javës së shtatë të Kategorisë së Parë, ku në të dy grupet, jo vetëm që u arritën rezultate relativisht të lexueshme, por edhe të papritura. Dhe këto befasi nisën të shtunën në “Selman Stërmasi”, ku Tirana në gjashtë javë e pathyer, ka humbur 0-1 me Bylisin, ndjekësin më të afërt në kryesimin e Grupit B, me -3 pikë më pak. Tirana dukej si e “ngopur” nga gjashtë javët e kaluara ku kishte marrë 6 fitore dhe nuk kishte pësua asnjë gol. Gjithsesi, ishte një thyerje që mundet të “gërvishtë” ndonjë gjë më shumë, nisur edhe nga protestat që bënë tifozët “Fanatik”-sa, prej të cilave dy prej tyre provuan edhe qelitë e komisariatit të Policisë në Tiranë. Befasia tjetër ishte Tomori, i cili nga 0-2 në “Loni Papuçiu”, në harkun e 4 minutave lojë e përmbysi rezultatin e ndeshjes në favorin e tij 3-2. Një sukses i beratasve, i cili më vonë kaloi në Krujë, aty ku Kastrioti vendas fitoi pastër 2-0 ndaj Besëlidhjes, njëra nga pretendentet për kreun e Grupit A. Ndërsa në të gjitha ndeshjet e tjera te të dy grupet, duke përjashtuar barazimin e bardhë 0-0 në Rrogozhinë, Egnatia-Erzeni, në të gjitha sfidat e tjera, gjithçka foli për skuadrat vendase.
Sigal