Kastrioti teston rumunë, kërkon rikthim të të larguarve

527
Situata e djeshme sa i përket futbollit të Kategorisë së Parë, më shumë interes tregoi për merkaton që po bën skuadra e Kastriotit, e cila kryeson Grupin A të kësaj kategorie. Krutanët po zhvillojnë fazën përgatitore dimërore në Golem, dhe nën drejtimin e teknikut Samuel Nikaj janë vënë në provë edhe disa lojtarë të tjerë. Pas rumunit Ferfelea dhe portierit, një tjetër rumun është në provë, për të cilin pritet të vendoset në ditët në vijim. Në një deklarim dje për mediet sportive shqiptare, trajneri Nikaj ka folur për situatën e përgatitjeve dhe të merkatos në ekipin që ai drejton. “Po përgatitemi me ngarkesë të lartë, dhe gjatë kësaj periudhe po testojmë disa lojtarë të tjerë. Të hënën presim një sulmues nga Kosova, e së bashku me të, të mërkurën do të vendoset nëse qëndrojnë, pasi do të zhvillohet një miqësore. Sa u përket largimeve të Spahisë e Dycës, unë ata i pres në ekip, sepse janë lojtarë tek të cilët besoj”. 
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 13-të
Datë 27 janar 2018 
Burreli-Besëlidhja
Erzeni-Besa
Vllaznia B-Korabi
Egnatia-Dinamo
Kastrioti-Tërbuni

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 12 29
2. Egnatia 12 24
3. Besëlidhja 12 18
4. Tërbuni 12 17
5. Dinamo 12 17
6. Erzeni 12 16
7. Besa 12 13
8. Korabi 12 13
9. Vllaznia B 12 11
10. Burreli 12 6

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 13-të
Datë 27 janar 2018 
Tirana-Shkumbini
Tomori-Turbina
Apolonia-Naftëtari
Iliria-Bylis
Shënkolli-Pogradeci

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 12 31
2. Bylis 11 24
3. Pogradeci 12 20
4. Tomori 12 20
5. Apolonia 12 20
6. Shënkolli 11 14
7. Iliria 12 13
8. Turbina 12 9
9. Shkumbini 12 9
10. Naftëtari 12 5
Sigal