Kampioni i boksit arrestohet për përdhunim dhe sulme seksuale

458
Sigal

Ish-kampioni profesional i boksit Victor Ortiz është arrestuar me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale nga autoritetet në Kaliforni jugore.

Ortiz, që mbante titullin e WBC , u arrestua të martën në Oxard.

31-vjeçari, i cili ka aktruar në filma si Expendables 3 dhe Southpaw, u akuzua të hënën nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Ventura.

Autoritetet lëshuan një urdhër arresti për të pas një hetimi njëmujor.

Ai përballet me tre akuza për sulme seksuale, përfshirë përdhunimin dhe seks oral me forcë, dhe do të dalë para gjykatës më 10 tetor.

Në fund të marsit, një grua kontaktoi Departamentin e Policisë Oxnard duke pretenduar se Ortiz e kishte sulmuar atë seksualisht.

Ishte planifikuar se boksieri do të zhvillonte një ndeshje në  Ontario , Kaliforni të shtunën.