Kampionët me doping, FSHP: Pas testit B hetojmë brenda Federatës

478
Sigal

TIRANE – Pas kryerjes së testit B për të vërtetuar përfundimisht nësë dy peshëngritësit shqiptarë Daniel Godelli e Hysen Pulaku kanë shkelur rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Federata jonë do të nisë hetimet për të nxjerrë përgjegjësit. Në njoftimin zyrtar të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes thuhet se hetimi do të filloj nga vetë FSHP-ja për të mësuar përgjegjësit e këtyre rasteve, tashmë të përsëritura të peshëngritësve shqiptarë me substancë të ndaluar.

“Federata Shqiptare e Peshëngritjes shpreh shqetësimin e madh në lidhje me lajmin e përfshirjes së dy peshëngritësve të tjerë të Ekipit Kombëtar të Peshëngritjes Shqiptare (pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, Almaty, Kazakistan) në listën e të dyshuarve për doping. 

FSHP shpreh mbështetjen për cdo peshëngritës të ekipit kombëtar për punën dhe angazhimin e tyre me të cilët ndër vite i kanë dhënë shumë medalje Shqipërisë. 

FSHP shpreh angazhimin se pas daljes përfundimtare të rezultatit të anlizave të Testit B të sportistëve të dyshuar, do të bëjë të mundur transparencën, hetimin dhe daljen e përgjegjësive duke filluar nga vetë FSHP”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Pas Romela Begajt edhe kampionati absolut i Botes Daniel Godelli por edhe Hysen Pulaku kanë rezultuar pozitiv në testin antidoping duke u pezulluar përkohësisht nga cdo lloj aktiviteti sportive nga Federata Botërore e Peshengritjes. Stanozololi është substanca që ka hedhur nokdaun peshengritjen shqiptare pasi në njoftimet e Federatës Boterore sqarohet se edhe Godelli e Pulaku pozitiv kanë rezultuar me këtë substancë të ndaluar. Daniel Godelli u shpall kampion Bote ne Almati te Kazakistanit në peshën 77 kg duke fituar dy medalje arid he nje argjendi ndërsa Pulaku u rendit i 10-ti ne Boteror por doli kampion Europe per te rinj pak dite me vone.