Ka gjykuar Kukësin 7 vite më parë, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në miqësoren Uells-Shqipëri

192
Sigal

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore përballë skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja shkojnë në këto dy sfida me shumë ndryshime që nga hera e parë kur trajneri prezantoi listën e të grumbulluarve.

Të shtunën e 5 qershorit, Kombëtarja do të jetë mysafire në Kardif, ku do të përballet ndaj Uellsit, në një sfidë e cila pritet të jetë interesante, duke ditur përbërjen që kjo kombëtare ke.

Së fundi, UEFA ka bërë publike edhe gjyqtarët, teksa zbulohet se në këtë takim do të vendosë drejtësi një treshe irlandeze me kryesor Neil Dojle. Ndihmësa të tij do të jenë Uejn MekDonel dhe Darrag Kigan. Vlen të theksohet fakti se në vitin 2014, Dojle ishte gjyqtar kryesor në sfidën Kukësi-Kairat që përfundoi në barazim pa gola.