Sigal

Rikthimi i Bonuçi te Juventusi ka bërë bujë në të gjitha mediat botërore, teksa nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Juventusit. Të shumtë kanë qenë fansat që kanë dalë kundër klubit për këtë vendim, teksa mbrojtësi kreu sot vizitat mjekësore.

Drejtuesit juventinë kanë shmangur surprizat e pakëndshme dhe futbollisti u shoqërua me makinë deri qendrën mjekësore teksa u fut nga hyrja dytësore.

Bonuçi i kaloi me sukses vizitat mjekësore, teksa do të mbajë numrin 19. Portieri Matia Pernin, i cili kishte zgjedhur numrin 19 ka vendosur t’ia lirojë 30-vjeçarit.