Juventus vendos blerjen e Pereyran për 14 milionë euro

411
Skuadra e Juventusit ka vendosur që ta shfrytëzojë opsionin për ta blerë Roberto Pereyran nga Udinese për 14 milionë euro. Siç edhe është pritur, Bianconerët këtë mbrëmje kanë raportuar se periudha e huazimit të Pereyras ishte mëse bindëse për ta transferuar atë përfundimisht.
Juve dhe Udinese ishin marrë vesh vitin e kaluar për opsionin e blerjes në fund të vitit për 14 milionë euro, plus 1.5 milionë euro tjera nëse lojtari arrin disa objektiva.
Sot Pereyra ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Kampionin e Italisë dhe të dyja palët janë ndarë të kënaqura me këtë transferim. 24-vjeçari argjentinas sezonin e kaluar luajti 52 ndeshje zyrtare për Juven, ndërsa shënoi gjashtë gola dhe dhuroi katër asistime.
Sigal