Juventus i “rrëmben” Douglas Costa-n Bayern-it për 1 vit, lojtari kalon testet mjekësore

425
Juventus ka konfirmuar blerjen e Douglas Costa me huazim për 1 vit. Sulmuesi i krahut i Bayern Munchen iu bashkua klubit bardhë-e-zi për 6 milionë euro, me mundësinë që Juventus të mund ta blejë lojtarin për 40 mln euro.
Costa, 26 vjeç, pranoi se ishte një arritje e vërtetë të luaje me gjigandët e Torinos. “Jam i kënaqur që i bashkohem Juventusit dhe të jem pjesë e këtij klubi të madh. Dua të falënderoj klubin për të gjitha përpjekjet e bëra për të nënshkruar me mua. Jam shumë i lumtur që nënshkruaj. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu,” tha Costa.
Juventus do të marrë shërbimet e lojtarit të Bayern Munchen deri më 30 korrik 2018.


Sigal