Juventus finalistja e parë, Monaco largohet me kokën lart nga Liga e Kampionëve

478
Juventusi ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër francezëve të Monaco-s duke i mundur me rezultatin 2-1. Bardhezinjtë me shifrat e përgjithshme të dy sfidave 4-1, bëhen finalistët e parë të “Champions League” për sezonin 2016-2017.
Në fillim ishte Mario Manxhukiç ai që u prishi ëndrrat francezëve për një kthesë të mundshme në Itali pas disfatës 0-2 në principatë. Por pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Dani Alves me një gol klas nga jashtë zone do dërgonte zonjën e vjetër me avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.
Juventus vs Monaco 2-1 All Goals & Highlights… by YNWAHD
45-së minutat e dyta regjistruan golin e vetëm në dy sfidat për francezët. Një dëshirë e shprehur e 18-vjeçarit Kylian Mbappe që në momentin e hedhjes së shortit u plotësua kur në minutën e 69-të adoleshenti rekordmen kaloi topin mbrapa shpinës së Buffon. Ky gol merr më shumë vlera kur ende një lojtar si Lionel Messi nuk i ka shënuar legjendës italiane të portës.

Gjithsesi këtu ndalet Monaco e cila këtë edicion dhuroi mjaft surpriza në Ligën e Kampionëve. Si fillim duke mundur një ekip si Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola e më pas kapitullimi pa kushte i Dortmund para skuadrës së principatës.

Pas gjithë kësaj është Juventusi ai që merr biletën e parë të finales së madhe më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.

Formacionet
Allegri-Juventus: Buffon (GK)(C), Chiellini, Pjanić, Khedira, Higuaín, Alex Sandro, Barzagli, Mandžukić, Bonucci, Dybala, Dani Alves
Jardim-Monaco: Subasic, Glik, Jemerson, Sidibé, Raggi, Moutinho, Bakayoko, Silva, Dirar, Mbappé, Falcao
Sigal