Juventus-Dinamo Kiev futet në histori/ Frappart, gruaja e parë që gjykon në Champions

457
Sigal

Juventus-Dinamo Kiev, ndeshja e javës së 5 të fazës së grupeve të Champions League në program në Torino të mërkurën në mbrëmje, do të futet në historinë e futbollit. Sfida, që nuk ka asnjë vlerë në cështjen e kualifikimit në 1/8, do të rrëzojë një tjetër mur në botën e topit, falë Stephanie Frappart që do të bëhet arbitra e parë grua që do të gjykojë një ndeshje në turneun kontinental më të rëndësishëm.

37 -vjecarja francez ka vendosur edhe ‘rekorde’ të tjerë: e para grua që arbitron në kampionatin francez, ka drejtuar finalen e Superkupës europiane në 2019 mes Liverpool e Chelsea, duke marrë duartrokitjet në unanimitet, ndërsa në tetor ka debutuar edhe në Europa League.