Juve largon Paraticin, a i hapi vend Igli Tares?

199
Sigal

Juventusi duket se i hapi karrigen Igli Tares si drejtues teknik, pas shkarkimit të Fabio Paraticit, që e bënte këtë rol të bardhezinjtë prej 11 vitesh.

“Faleminderit Fabio”, është mesazhi i shkurtër që skuadra torineze ka përcjellë për ndjekësit e saj.

Me Andrea Pirlon ende në mëdyshje dhe Paraticin të larguar, përforcohen edhe më shumë zërat që në Torino do të ketë një transfertë të dyfishtë.

Zërat për të cilët bëhet fjalë janë për dyshen Tare-Inzaghi që i lidhin me Juventusin prej muajit janar të këtij viti dhe pas lajmit të largimit të Paraticit, një pjesë e mediave sportive italianJuve e thonë se Tare të Juventus është një marrëveshje e kryer.

Por, me Igli Taren drejtues sportiv, Juve si trajner pritet që të ketë Simone Inzaghi-n, për të cilin në muajin shkurt Gazzeta Dello Sport shkruante se ishte një prej kushteve të vendosura nga ish-sulmuesi shqiptar për të marrë drejtimin e skuadrës.