Jurgen Klopp zbulon të ardhmen: Pas Liverpoolit do të bëj një vit pushim!

301
Sigal

Jurgen Klopp ka një kontratë që e mban të lidhur me Liverpoolin deri në vitin 2024. Në një intervistë të dhënë së fundmi strategu i “The Reds” ka folur edhe për të ardhmen e tij. “Gëzimi për titullin që morëm do të zgjasë deri në pafundësi. Pas 4 vitesh të tjera do të bëj 9 sezone në Angli, më pas do të marrë një vit pushim. Do të bëj atë që do të ndjejë se është më mirë. Do të stërvit një tjetër klub, kombëtare ose do të tërhiqem nga gjithçka. Kur të vendos që do të tërhiqem, do të rikthehem në Gjermani me shumë mundësi në Magonza. Gjithsesi pas 5 vitesh, bota mund të më duket ndryshe”, ka thënë strategu gjerman në një intervistë të dhënë për SËR Sport.