Joseph Blatter, mashtrime me të drejtat televizive

464
Media zvicerane hedh poshtë pretendimet e Sepp Blatter për pafajësinë e tij në skandalin e korrupsionit që përfshiu FIFA-n. Është pikërisht kanali televiziv SRF që ngre akuza ndaj Blatterit. Sipas SRF, Blatter i dha të drejtat televizive të Botërorëve 2010 dhe 2014 tek Jack Warner për vetëm 389 mijë Paund, që është vetëm 5% e vlerës reale në treg të saj, duke bërë të mundur që Warner të sigurojë përfitime prej 11 milionë Paund në momentin e mëvonshëm të shitjes së tyre. Lajmi për zbulimin e kësaj kontrate të nënshkruar mes Blatter dhe Warner doli pikërisht në momentin kur mësohet se prokurorë të SHBA-së kanë mbërritur në Zyrih për t’u takuar me homologët zviceranë në lidhje me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në lidhje me këtë skandal. Në datën 27 maj të këtij viti, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të FIFA-s, u vunë në pranga 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s, mes të cilëve edhe Warner, ndërkohë që në akuzën për korrupsion në total ishin 14 persona.
Sigal