Jose Mourinho: Ja dy lojtarët që do të vendosin finalen e Championsit

501
Sigal

Teksa jemi në orët e fundit para finales së madhe mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, në finalen e Championsit. Jose Mourinho ka bërë analizën e tij për këtë ndeshje duke treguar edhe futbollistët që sipas tij pritet që të vendosin fituesin.

“Nëse duhet të zgjedh një futbollist për secilin ekip, do të preferoja Virgil van Dijk për Liverpool-in, sepse ka pasur një rritje të jashtëzakonshme, dhe Christian Eriksen për Tottenham-in”, ka thënë portugezi për “Eleven Sport”. Kujtojmë që finalja në “Wanda Metropolitano” do të startojë në orën 21:00.