Jose Mourinho gati të marrë drejtimin e Bayernit

525
Sigal

Jose Mourinho po mendon për një rikthim të madh në botën e futbollit për të marrë drejtimin e një prej skuadrave më të mëdha europiane. Pas shkarkimit nga Manchester United, strategu portugez ka punuar në rolin e opinionistit sportiv në “Russia Today”.

Portugezi gati për të marrë drejtimin e Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Pas shkarkimit të shpejt në Champions League, drejtuesit e ekipit gjerman, po mendojnë për të marrë në drejtim një nga ekipet më të mëdha.

Sipas “Footmerca”, skuadra bavareze ka kohë që po e ndjek trajnerin dhe tani ka shansin ta afrojë në ekip, duke i dhënë kompetenca të plota. Duket se edhe vetë Mourinho është dakord me projektin e ri që ka skuadra e Bayern dhe Bundesliga mund të jetë vendi i duhur për të nisur një aventurë të re dhe të suksesshme.